• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ Skandali i Bashës në kulmin e pandemisë së COVID-19: Kontratë me kompaninë që lobon në SHBA për Maduron

by Java News
21/04/2020 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Shqipëria shpallte gjëndjen e karantinës, për shkak të koronavirusit, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë të re lobimi në SHBA.

Kontrata është firmosur më 10 mars, nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“TemA” ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi në emër të PD, me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Uashington.

Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë.

Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.

Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve.

Afati i saj është deri në shtator 2020. Pra ka një afat 6-mujor.

Ky nuk është rasti i parë që PD firmos me Sonoran Policy Group, LLC.

Kontrata e parë është firmosur në vitin 2018.

Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin, si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

Interesant është fakti se ndërsa Basha i bën thirrje Ramës për anulimin e koncensioneve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, vetë shkon e nënshkruan kontrata lobimi. /tema/

Next Post
Pas shqetësimit për “kërcënimin kinez”, Shqipëria miraton marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G

Gjendja e jashtëzakonshme shtyhet deri më 23 qershor/ 5 liritë themelore që do vazhdojnë të jenë të privuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com