EKSKLUZIVE/Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, ka reaguar pas largimit të këshilltarëve të djathtë nga mbledhja e parë për Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. I pyetur nga Java News, Çuçi ka thënë se “vajtja ime është legjitime dhe kjo është me vendim të ish Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, dhe ish zv/ministrit Poni”.
“Pjesëmarrja e autoriteteve qendrore nuk është shkelje e ligjit. Mund të ishte dhe kryeministri, sepse mbledhjet janë të hapura, gjithashtu edhe qytetarët mund të jenë të pranishëm”, ka thënë Çuçi për Java News. Ministri madje ka ironizuar me ish kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, që sipas tij nuk ka qënë e legjitimuar në asnjë pikë bërja kurban e një dashi.
Sipas udhëzim shprehet qartë që pjesmarrësit e përcaktuar në pikën II ( kryeministri, ministra, zv/ministra etj) mund të përshëndesin madje edhe mund të nënshkruajnë në aktin e marrjes se detyrës nga kryetari.














