• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ Lufta për pushtet në Kosovë dhe Tirana zyrtare, ja mesazhet e Dritëroit 22 vite më parë që janë ende aktuale

by Java News
04/08/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 18 korrik 1999, shkrimtari i madh Dritëro Agolli ka dhënë një intervistë për “ Iliria”, organ i shtypit të diasporës shqiptare në USA, ku është përqendruar në çështjen e Kosovës së pasluftës, por edhe probleme te tjera të qeverisjes së shtetit të ri i cili pritej të krijohej.

Edhe pse vitet kalojnë, mesazhet e tij duken ende aktuale.

Pyetjes: Çfarë ndjenjash ju ndjell lufta për pushtet që ndihet në veprimtarinë dhe deklaratat e politikanëve të Kosovës? Çfarë pritet nga Shqipëria në ndihmë të unitetit të tyre?

Dritëroi, i përgjigjet:

“Mua si shkrimtar , që merrem me politikë vetëm si i tillë dhe si qytetar, lufta për pushtet më ngjall një pështjellim të patreguar.

Ajo më duket si një epsh i papërmbajtur që i shëmbëllen epsheve të seksomanëve që dridhen sa shohin një femër. Edhe këta dridhen sa shohin një pushtet dhe synojnë ta bëjnë për vete . Kjo është një sëmundje e gjithë ballkanasve pa përjashtuar edhe evropianët.

Por në vendet afrikane , aziatike dhe ballkanike kjo ndjenjë e luftës për pushtet është më e dukshme dhe më e egër. Edhe në Shqipëri pothuajse e tillë është.

Veçse , kur lufta për pushtet ngre kryet edhe në Kosovën që ende nuk e ka të plotë pushtetin e saj , të pushton një trishtim i madh.

Politikanët kosovarë të mësuar këto tetë-nëntë vjet me një pushtet imagjinar, të quajtur deputetë, ministra, kryeministra dhe presidentë, bredhës nëpër botë me një çantë të zezë katrore prej diplomati, e kanë të vështirë tani jo vetëm t’i lenë të punojnë ata që luftuan në male me pushkë në dorë, por edhe të mos pranojnë të qeverisin bashkë me ta.

Këtu pasioni apo epshi i ngushtë për një copë pushteti të përkohshëm e mund ndjenjën e gjerë dhe të përjetshme të patriotizmit.

Dihet se sa më i fuqishëm të jetë epshi për pushtet, aq më e dobët bëhet ndjenja për atdhe. Dashuria për pushtet dhe dashuria për atdhe janë të kundërta me njëra-tjetrën, në përgjithësi.

Kjo ndjenjë për pushtet ka bërë që disa politikanë të sferave të larta të Kosovës nuk erdhën në Tiranë të shohin bashkëatdhetarët e tyre kosovarë, duke menduar se Tirana do t’u prishte punë në luftën e tyre për pushtet.

Ata e ku nuk shkuan nëpër Evropë ; erdhën deri në Shkup , por në Tiranë nuk shkelën me këmbë, kur në Shqipëri u strehua gjysmë milioni sa ç’u strehuan në gjithë vendet e Evropës të marra së bashku.

E shihni se çfarë bën epshi i luftës për pushtet ? Ajo e mposht ndjenjën e dashurisë për Atdheun , ose të paktën e dobëson.

Por sot Kosova dhe në përgjithësi tërë Shqipëria ka nevojë për atdhetarë në pushtet , se sa për pushtetdashës në pushtet. (TemA)

Next Post
Kina reagon për akuzat e SHBA-së mbi gjurmimin e virusit

Kina reagon për akuzat e SHBA-së mbi gjurmimin e virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In