• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE / Ish-doganieri i LSI ‘shpërblehet’ me tender nga Bashkia Shkodër

by A R
26/12/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të festive të fundvitit, Bashkia Shkodër ka vendosur që të shpërblejë me një tender për pajisjen e zyrës së informacionit në Theth me materiale funksionale dhe promocionale një ish-doganier të LSI-së, të liruar nga detyra në vitin 2014, pas një procesi gjyqësor për shpërdorim detyre.

Tenderi midis Bashkisë së Shkodrës së drejtuar nga Voltana Ademi dhe Tufik Kurtit, sipas dokumentacionit të siguruar prej Lexo.al është lidhur në datën 22 dhjetor 2017.

Zoti Kurti është shpallur fitues, ndonëse kompania e tij, sipas përshkrimit të regjistruar në QKR është një kompani që merret me tregtimin e luleve, e pjesëve të këmbimit për makina, përpunim druri dhe organizimi eventesh, etj.

Larmia e jashtëzakonshme e shërbimeve të ofruara prej kësaj kompanie me aksioner të vetëm ish-doganierin e LSI duket se përdoret vetëm për të lejuar Kurtin që të konkurrojë në sa më shumë tendera publikë, pasi identifikimi i shërbimeve të tij në terren është i pamundur të identifikohet.

Emri i Kurtit u bë për herë të parë i njohur në vitin 2014, kur ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta lidhi me firmën e Kurtit një kontratë publike për shëbrime kateringu, një tjetër specialitet në të cilën Kurti nuk është aspak i specializuar.

Kontrata midis Kuvendit dhe Kurtit, për “shërbimet e tij të kateringut” u lidh në 2 tetor 2015.

Sipas një investigimi të “Lexo.al”, Kurti u lirua nga detyra si doganier për shkak të shkeljeve të verifikuara në punë në vitin 2014, por ai apeloi me sukses kundër shkarkimit dhe ndonëse Gjykata e Apelit e la shkarkimin e tij në fuqi, ai u shpërblye me tetë paga dëmshpërblim në vitin 2015.

Në të shkuarën, Kurti është gjykuar edhe për shpërdorim detyre, në kohën kur ai punonte si doganier në pikën doganore të Bllatës, në Dibër. Pavarësisht shkeljeve të provuara nga Prokuroria, Gjykata e Dibrës vendosi që ta linte atë të lirë në vitin 2010./LEXO.AL

Next Post
Kuriozitet/A është Arka e Noah-së, “varrosur” në një mal në Turqi?

Kuriozitet/A është Arka e Noah-së, “varrosur” në një mal në Turqi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com