Pas akuzave të Berishës se dy pilotët që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të armatosura në liqenin e Shkodrës kishin qenë të patrajnuar, portali Lexo.al ka siguruar fotokopjet e dy certifikatave të dy pilotëve të ndjerë, të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj që pretendon ish kryeminisistri.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtëme të siguruara nga Lexo.al, vërtetohet qartë se piloti Floran Delia dhe piloti tjetër Donald Hoxha kanë kryer trajnim në Gjermani, pra, trajnimin SAR.
Kujtojmë që ish kryeministri Berisha një ditë pas rrëzimit të helikopterit hodhi akuzën se pilotët po transportonin mermer në shtëpinë e ministres Kodheli në veri të vendit, mirpo kjo u hodh menjëherë poshtë dhe doli një akuzë e rreme. Më pas tha se po transportonin miell dhe në fund arkivol, mirpo asnjë nuk rezultoi e vërtetë.