• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura

by A R
21/03/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e martë, mediat publikuan lajmin se ish-kryeministri Berisha, tani në arrest shtëpiak, do të përfaqësohej ligjërisht në gjykatën më të lartë të emigracionit në Angli SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) nga Fergus Randolph KC.

Si dihet, ish kryeministri është shpallur person non grata dhe i është ndaluar prania e tij në këtë shtet, mes të tjerave, edhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Vendimi i qeverisë britanike pasoi të njëjtin vendim që ishte marrë pak kohë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe më i thelluar.

Nëse herën e parë, kur u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai bëri shfaqjen e njohur politike, me lajmin “e bujshëm” se kishte hedhur në një gjyq francez qeverinë amerikane dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, në rastin e Londrës, deri në momentin e fundit, kur nisi edhe gjykimi, që është në vazhdim, gjithçka u bë në fshehtësi të plotë.

Tani gjyqi ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të javës, për të pritur, në muajin prill vendimin e trupës gjykuese. Berisha është i pari politikan në historinë e kësaj gjykate, çështja e të cilit do të shqyrtohet nga kjo gjykatë. Po kjo nuk është e vetmja çudi e rastit.

Çudia me avokatin…

Emri i përfaqësuesit ligjor të ish-kryeministrit, nuk është i njohur për publikun shqiptar. Por z. Fergus është një avokat fort i suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Legal 500 (2023) citon “Fergus është jashtëzakonisht i ditur, klientët e tij janë gjithmonë shumë të kënaqur me thellësinë dhe qartësinë e opinioneve të tij ligjore”.

Mirëpo duket e habitshme që ka marrë përsipër një histori si e Berishës, pasi Fergus merret kryesisht me çështje tregtare. Kjo theksohet edhe në faqen zyrtare të z. Randolph Fergus, ku shkruhet: “Fergus Randolph KC ka eksperiencë të gjerë, ku përfshihen konkurrenca, sanksionet, çështjet tregtare pas Brexit, agjencia tregtare, prokurimi publik dhe të gjitha aspektet e ligjit të BE-së…”

Çështjet mbi të cilat ai po punon për momentin përfshijnë:

– Avokat kryesor në Procedurat Kolektive përpara Gjykatës së Apelit të Konkurrencës në çështjen e financimit të makinave me vlerë rreth 1 miliard paund

– Përfaqësues i PriceRunner në lidhje me pretendimin për dëme të konsiderueshëm të vazhdueshme kundër Google në gjykatat suedeze;

– Përfaqësues i Supermarketit Morrisons në tre apelime të vendimit të HMRC (Doganat), ku u vendos (pagesa) e detyrimeve shumë milionëshe nga kompania;

– Përfaqësimi në Gjykatën Tregtare i çështjeve të rëndësishme gjyqësore, që kanë të bëjnë me pronësinë dhe kontrollin sipas Ligjit 7(4) të Ligjeve të Sanksioneve 2019;

Vetëm Berishën dhe… 9 serbët

Avokati Fergus rrallë herë, saktësisht, vetëm dy herë është angazhuar në çështje individësh jashtë fokusit tregtar, dhe, njëri prej tyre është pikërisht Berisha.

Po rasti tjetër kush është? Këtu historia bëhet interesante.

Rasti tjetër i vetëm veç Berishës, ku është angazhuar Fergus është “çështja Tomanovic”. Ai përfaqësoi të afërmit e 9 serbëve që akuzojnë UÇK-në se këta 9 persona i ka torturuar e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pala paditëse e bazoi çështjen në dështimin, sipas mbrojtjes, të EULEX Kosovë për të hetuar krimet në mënyrën e duhur. Paditësit serbë të përfaqësuar pikërisht nga Fergus kërkuan përpara gjykatave angleze 1) deklarim nga BE mbi rastin dhe 2) dëmshpërblim.)

Kush ia sugjeroi dhe ia gjeti avokatin e njohur zotit Berisha? I njëjti që ua ka sugjeruar edhe familjeve të serbëve?

Gazeta Dita /a.r

Next Post
Ndryshimet në qeveri, Bardhi letër Nikollës: Miratimi të kalojë në diskutim

Bardhi replikon me Nikollën: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar, nuk kishte kuorum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

May 15, 2026
Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

May 15, 2026
Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

May 15, 2026

Nëse Sokol Stojani do të ishe ende prokuror…

May 15, 2026
Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

May 15, 2026
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

May 15, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

May 15, 2026
Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

May 15, 2026
Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In