• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ A i ka përfunduar studimet Basha? 5 vite për vitin e parë?

by Java News
09/03/2019 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej ardhjes së Lulzim Bashës në Shqipëri dhe katapultimit të tij në kupolën e Partisë Demokratike nëpërmejt KOP, veçoria kryesore e tij me të cilën u tentua të bëhej dallimi nga pjesa tjetër e figurave kryesore në PD, ishte edukimi i tij tërësor në Perëndim.

Fillimisht, Lulzim Basha, së bashku me gruan e ardhshme Aurela, kanë marrë një bursë nga “Fondacioni Soros” për të vijuar studimet bachelor pranë Universitetit të Utrecht në Holandë.

Me të mbaruar studimet e ciklit të parë, zoti Basha thuhej se kishte vijuar dhe përfunduar studimet master për të drejten europiane, po në atë Universitet.

Mirëpo dokumentet e një korespondence me Universitetin e Utrecht, të siguruara nga gazeta TemA, tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që na është servirur prej Lulzim Bashës deri më sot.

Së pari, Universiteti vërteton se zoti Basha ka nisur studimet në degën e së drejtës holandeze në vitin 1995, por nuk konfirmon në asnjë rast përfundimin e këtyre studimeve, dhe marrjen e diplomës bachelor.

Për më tepër, dokumenti në fjalë tregon se Lulzim Bashës i janë dashur plot 5 vite për të përfunduar vitin e parë të shkollës, që njihet ndryshe si viti ‘propaedeutic year’, ku synohen të merren njohuritë bazë për të vijuar studimet në fushën e caktuar.

Në mënyrë të habitshme, në 1 shtator 2000, në kohën kur Lulzim Bashës minimalisht i nevojiteshin edhe 2 vite të tjera për të përfunduar studimet bachelor, ai manovron dhe paraqet një tjetër diplomë, origjina e së cilës mbetet e paspecifikuar, çka i mundëson atij vijimet e studimeve master në Universitetin e Utrecht, ne degën e së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare.

Siç mund të shihet qartë, i gjendur para faktit që e kishte të pamundur t’i përfundonte studimet universitare në Utrecht, Lulzim Basha dorëzon një diplomë bachelor të cilën nuk e di njeri se ku e ka marrë, por që i njihet nga Universiteti dhe i lejon atij të vazhdojë studimet master në Utrecht.

Edhe në këtë rast, Lulzim Basha ia arrin t’i zvarrisë për 5 vjet të tjera studimet, në një degë që kohëzgjatjen normale të saj e ka vetëm 1 vit.

Lulzim Basha më në fund arrin të diplomohet në maj 2005, vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Duket se zoti Basha është treguar mjaft i kujdesshëm për të mos i sqaruar faktet e mësipërme, pasi po të vëresh jetëshkrimin e tij të depozituar në Kuvend, në seksionin e arsimimit ai mjaftohet vetëm me: “Diplomuar në “E Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare” ‐ Universiteti i Utrecht‐it, Holandë”.

E njëjta gjë vihet re edhe ne profilin e tij në faqen zyrtare të PD.

Në të dyja rastet, Lulzim Basha nuk e specifikon nëse diploma e cituar prej tij është e nivelit bachelor apo master, dhe nëse është kjo e dyta, cili është institucioni arsimor që i ka lëshuar atij diplomen bachelor dhe pse tenton ta fshehë atë?

Gjithashtu, vlen të theksohet se Lulzim Basha, së bashku më Klevis Balliun, Aldo Bumçin e shumë të tjerë, asnjëherë nuk e kanë paraqitur diplomën për t’u ekuivalentuar pranë Ministrisë së Arsimit, detyrim ky për të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar jashtë shtetit, që duan të punojnë në institucione publike.

Ky fakt mbetet shumë shqetësues, sidomos kur për prurjet e reja me përvojë minimale në politikë, të cilët janë reklamuar nga partia si prurje cilësore për shkak të ‘diplomave’ perëndimore, nuk ka asnjë informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit.

TemA

Next Post
Pranvera troket në kryeqytet, lulet shumëngjyrëshe dhe zogjtë pushtojnë Bashkinë e Tiranës

Pranvera troket në kryeqytet, lulet shumëngjyrëshe dhe zogjtë pushtojnë Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orët vendimtare për marrëveshjen SHBA-Iran/ Trump pritet të marrë sot vendimin final

Orët vendimtare për marrëveshjen SHBA-Iran/ Trump pritet të marrë sot vendimin final

May 29, 2026
Komuniteti Mysliman reagon për terapinë hormonale: Apel për kujdes maksimal ndaj të miturve

Komuniteti Mysliman reagon për terapinë hormonale: Apel për kujdes maksimal ndaj të miturve

May 29, 2026
Salianji takim me demokratët në Tiranë: Shqipëria po zbrazet çdo ditë!

Salianji takim me demokratët në Tiranë: Shqipëria po zbrazet çdo ditë!

May 29, 2026
Del një peshkaqen në breg në Lungomaren e Vlorës, dyshohet se është lënduar nga mjetet lundruese

Del një peshkaqen në breg në Lungomaren e Vlorës, dyshohet se është lënduar nga mjetet lundruese

May 29, 2026
Reagon Romina Kuko: Paturpësi pa limit! Përgojoni emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët

18 muajt sfidues të Shqipërisë drejt BE/ Romina Kuko tregon nëse do të bashkëpunohet me PD-në

May 29, 2026
Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026 të bujqësisë, Salla: Mbështetje për çdo fermer që plotëson kriteret

May 29, 2026
Putin mohon që droni i rrëzuar në Rumani të jetë i Rusisë: Mund të jetë ukrainas

Putin mohon që droni i rrëzuar në Rumani të jetë i Rusisë: Mund të jetë ukrainas

May 29, 2026

Ripërpëlitja

May 29, 2026
Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

May 29, 2026
Incident i shmangur në Bregun Perëndimor, Izraeli ngatërron një avion civil me një dron dhe hap zjarr

Incident i shmangur në Bregun Perëndimor, Izraeli ngatërron një avion civil me një dron dhe hap zjarr

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In