• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fake News në Shqipëri

by Flogert Muça
01/03/2017 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Mbrëmë në mesnatë, një portal i financuar nga Shkëlzen Berisha, publikoi një shkrim të kopjuar nga një portal italian, ku flitej se në Shqipëri qenkan zhdukur mijëra tonelata mbetje që po transportoheshin nga Italia drejt Maqedonisë. Fakti që lajmi në Itali ishte botuar nga një portal pa asnjë kredencial, pa asnjë gazetar, në pronësi të një ish-senatori të burgosur për korrupsion, sigurisht nuk ishte problematik për disa portale shqiptare. Të cilat, të financuara nga paratë e politikës, nuk kryejnë as minimumin e verifikimit, por kopjojnë gjithçka u urdhërohet nga shefat dhe financuesit e tyre politikë.

Fatmirësisht, gazetaria investigative dhe ajo profesionaliste, edhe pse janë goditur rëndë, ende nuk kanë vdekur në Shqipëri. Portale të tjera profesioniste dhe kolegë gazetarë me integritet, zbardhen shumë shpejt të vërtetën e shkrimit të rremë.

Sot, portalet politike të Shkëlzen dhe Sali Berishës, u përpoqn sërish të hedhin baltën e rradhës, duke servirur të njëjtin lajm të rremë, për të dytën ditë rresht. Sigurisht, bëhet fjalë për një lajm të diskredituar, i cili bëhet vetëm e vetëm për qëllime politike: Së pari, për të zbehur provat që implikojnë Shkëlzen Berishën në aferën e madhe të CEZ dhe së dyti, për të ngritur artificialisht një frymë të re opozitare në Shqipëri, meqë çadra e Lulit duket se nuk po frymëzon dot me as Saliun.

Gjithësesi, pavarësisht se lajmi që pretendonte se Prokurori i Përgjithshëm Italian dhe ai Shqiptar kishin biseduar për hetime rreth çështjes në fjalë, u hodh poshtë katërcipërisht nga vetë Prokuroria e Përgjithshme, lexuesi shqiptar duhet të edukohet rreth asaj çfarë përbën një lajm të saktë, nga lajmi i rremë.

Në të gjithë botën, e sidomos në SHBA dhe Evropë, ekzistojnë me qindra portale të cilat nuk kanë lidhje me gazetarinë. Shkrimet e tyre nuk kanë asnjë emër, asnjë mbiemer, asnjë citim, asnjë fakt, asnjë dokument që provon vërtetësinë e argumenteve apo të fakteve që paraqesin. Këto lajme të rreme, fabrikohen kundrejt pagesës, vetëm e vetëm për të hedhur tymnaja e për tu përdorur politikisht nga persona të caktuar.

E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Paratë e pista të politikës, financojne portale, gazetarë, gazeta, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, gazetarinë, apo informimin.

Është detyra jonë si gazetarë profesionistë t’i denoncojmë këto raste dhe të mos publikojmë asnjë shkrim të tyre, madje t’i demaskojmë ato.

Me shpresën se në fund, edhe lexuesi do të dijë të zgjedhë se ku të informohet.

Next Post
Meshkuj, si mund ta çmendni një femër në shtrat

Kryeni shpesh marrëdhënie orale? Ja nga se rrezikoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In