• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Fajon: E papranueshme që nuk liberalizohen vizat për Kosovën

by Java News
13/11/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.

“Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme sesi disa politikanë po mundohen që të politizojnë edhe më tutje procesin, duke imponuar kushte të reja dhe në këtë mënyrë të vonojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Fajon.

Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron.

“Unë insistoj që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Pasi kushtet të plotësohen ne duhet të ecim tutje. Nëse këto principe vihen në pikëpyetje atëherë ne humbin kredibilitetin”, ka thënë ajo.

Megjithatë, eurodeputetja Fajon ka thënë se ka shpresë që deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të mund të merret vendimi për liberalizim nëse për këtë ka vullnet politik brenda qeverive të vendeve të BE-së.

“Sapo qeveritë e BE-së të kenë dhënë dritën e gjelbër, miratimi mund të përfundojë me shpejtësi. Shpresoj se kjo të ndodhë deri në fund të vitit ose fare në fillim të vitit të ardhshëm. Ne po hyjmë në zgjedhjet brenda institicioneve të BE-së, Parlamenti dhe Komisioni evropian do të zgjedhen përsëri prandaj si raportuese do të bëjë gjithçka brenda mundësive të mia që kjo të realizohet gjatë mandatit tim.

Caku përfundimtar është brenda mundësive prandaj ajo çfarë na duhet tash është guximi dhe vullneti politik. Në Parlamentin Evropian ekzistojnë të dyja por pyetja është nëse ekzistojnë te vendet anëtare”, ka shtuar Fajon.

Ajo ka përmendur faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet megjithatë ajo çfarë duhet që tash të tregojë ky vend është fakti se qytetarët e saj i kuptojnë kushtet e udhëtimit pa viza.

“Unë kam paralajmëruar në shumë raste se ‘topi’ tash është në duart e qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Unë i nxita ata që të procedojnë gjatë presidencës austriake të BE-së dhe ne do të vazhdojnë të bëjmë presion te qeveritë përkatëse. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të vazhdojë të plotësojë kushtet e nevojshme. Ajo çfarë duhet të shohim tash është se Kosova është e gatshme për të pranuar liberalizimin në praktikë dhe se njerëzit janë të vetëdijshëm me kufizimet që përmban lëvizja pa viza”, është shprehur Fajon.

Në një vizitë të realizuar më 6 nëntor në Prishtinë, kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së pritet të mbahet në Dhjetor të këtoj viti, ndërkaq ende mbetet e paqartë nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës. /REL

a.ç

Next Post
Gruevski arratiset në Hungari: Kam kërkuar azil politik!

Gruevski arratiset në Hungari: Kam kërkuar azil politik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e reja për Këshillin e Sigurimit të OKB, Gjermania kërkon një vend

Zgjedhjet e reja për Këshillin e Sigurimit të OKB, Gjermania kërkon një vend

June 2, 2026
10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

June 2, 2026
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj

June 2, 2026
Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

June 2, 2026
BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

June 2, 2026
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

June 2, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

June 2, 2026
Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

June 2, 2026
Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In