• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

by Java News
17/09/2021 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Fitim Zekthi,  e ka konsideruar një pasojë të vendimit të SHBA situatën që është krijuar me ish-kryeministrin Berisha.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Zekthi u shpreh se Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Lidhur me atë që Berisha zhvilloi ditën e djeshme, Zekthi e tha se  nuk i shërben PD-së dhe që të gjithë këtë e bën pasi është i zemëruar dhe i inatosur.

Ai sërish ka përsëritur edhe njëherë se  e konsideron të padrejtë vendimin e marrë nga SHBA ndaj ish-kryeministrit.

“Berisha është historia dhe ndërgjegja personale dhe ideologjike e PD dhe kjo gjë do mbetet e palëkundur. Nëse nuk do kishte ndodhur vendimi i Blinken nuk do të ishim në këtë situatë. Blinken ka prodhuar këtë situatë. Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Shqipëria nuk mund të jetë më e mirë se cfarë është pa përkrahjen e e SHBA-ve. Është kusht që ne të rreshtohemi me të.

Ajo që ndodhi dje me Berishën nuk i shërben as PD-së as kthimit të sovranitetit.  Berisha ka ndryshuar të gjithë diskursin ndaj PD pas vendimit të Bashës. Kjo gjë bëhet për shkak të zemërimit dhe inatit të Berishës. Jam i terrorizuar nga kjo lloj pozite. Ne do të donim që Berisha të mos lejonte që egot personale të dominonin vendimarrjen politike.  Berishës i kanë rënë në qafë. Ka 9 vite në opozitë PD dhe vendimi i SHBA nuk ka kuptim. Është i lënduar pas i është goditur personaliteti. Do të doja që politika të hynte në një resht tjetër pa inat e zemërime”- tha ai.

I pyetur nëse Berisha mund ta fitojë këtë betejë që ka nisur, Zekthi tha se  ai nuk ka një betejë me Bashën po beteja e tij është me kohën politke.

“Berisha është një nga politikanët e rrallë në botë që pas lënies së posteve politike ka pasur një jetë politike shumë intensive. Prania e madhe publike e Berishës ka bërë hije tek Basha. Ne jemi në një pikë që nuk do të duhet të kapemi me thonj pas gjërave të së shkuarës. Unë nuk e besoj kurrë që Basha bashkëpunon me Ramën. Berisha nuk ka një betejë me Bashën. Ai ka një betejë me kohën.  Është e pamundur që Berisha ta fitojë këtë betejë me kohën politike”- tha Zekthi.

/m.j

Next Post
Deri tani ka “fituar” vetëm Basha

Lulzim Basha dhe pasoja fatale e “atvrasjes” me 8 vite vonesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In