• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Fajdexhinjtë’ legalë në Kosovë janë institucionet e shtetit

by Java News
07/01/2017 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë edhe më tutje po aplikojnë kamata të larta si fajde. Norma mesatare e interesit për kredi në Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016 ka zbritur në nivelin më të ulët në tri vjetët e fundit, përkatësisht në 21,9 për qind. Gjatë kësaj periudhe kohore norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind.

“Me rënie të normës mesatare të interesit në kredi u karakterizua si sektori i ekonomive familjare, ashtu edhe ai i ndërmarrjeve. Norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind në qershor 2016, nga 24,6 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kurse, mesatarja e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve në qershor 2016 zbriti në 19,3 për qind nga 23,5 për qind në qershor”, thuhet në raportin e stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Aty më tutje thuhet se norma mesatare e interesit në kreditë ndaj sektorit të bujqësisë regjistroi nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke qëndruar në 25 për qind, që njëherësh paraqet normën më të lartë të interesit për ndërmarrje.

97.6 milionë euro kredi

Gjithnjë duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se vlera e gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar në qershor 2016 arriti në 97.6 milionë euro, që paraqet rritje të përshpejtuar vjetore prej 25,2 për qind, krahasuar me 2,8 për qind në qershor 2015. “Përshpejtimi i rritjes së kreditimit mund t’i atribuohet rritjes së burimit të financimit të institucioneve mikrofinanciare, kryesisht rritjes së financimit nga jashtë dhe kapitalit vetanak të ndikuar nga rritja e fitimit të mbajtur.  Shuma mesatare e kredisë së aprovuar, shprehur si raport i gjithsej vlerës së kredive ndaj numrit të kredive, u ngrit në 2.661 euro në krahasim me shumën prej 2.280 euro në qershor 2015.

Kjo u ndikua nga rritja më e shpejtë e vlerës së aprovuar të kredive në krahasim me rritjen më të ngadalshme të numrit të kredive, gjë që mund të sugjerojë për rritje të kapacitetit absorbues të huamarrësve. Ngjashëm me sjelljen e kreditimit të sektorit bankar, edhe te IMF-të, kreditë ndaj ekonomive familjare shënuan normë më të lartë të rritjes, 28,7 për qind, krahasuar me kreditë ndaj ndërmarrjeve të cilat u rritën për 18,7 për qind. Kreditë ndaj ekonomive familjare në qershor 2016 përfaqësuan 67,0 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar”, thuhet në raportin e BQK-së.

 Kreditë e këqija, 4,3%

Në raportin e BQK-së më tutje thuhet se sektori mikrofinanciar vazhdon të karakterizohet me nivel relativisht të ulët të kredive joperformuese dhe nivel të kënaqshëm të provizioneve për mbulimin e kredive joperformuese. Në qershor 2016, pjesëmarrja e kredive joperformuese në gjithsej kreditë u zvogëlua në 4,3 për qind, në krahasim me normën prej 5,4 për qind sa ishte në qershor 2015, ndikuar kryesisht nga ritmi më i lartë i rritjes së stokut të kredive krahas rritjes së vlerës së kredive joperformuese.

Sipas BQK-së, raporti i shpenzimeve ndaj të hyrave të sektorit mikrofinanciar ka shënuar

përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të lartë të të hyrave të sektorit mikrofinanciar në krahasim me rritjen e shpenzimeve.

“Sektori mikrofinanciar u karakterizua me përmirësim të performances financiare në krahasim me tri vitet e fundit.  Në qershor 2016, profiti i realizuar arriti vlerën prej 1.6 milionë euro, krahasuar me profitin prej 1.2 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të

vitit paraprak. Rritja e profitit ishte rezultat i rritjes më të lartë të të hyrave në krahasim me rritjen që shënuan shpenzimet. Të hyrat e sektorit mikrofinanciar shënuan rritje prej 16,0 për qind nga 7,1 për qind në qershor 2015”, thuhet në raport.

Aty më tutje thuhet se të gjitha kategoritë e të hyrave shënuan rritje, mirëpo kontributin më të madh në rritjen e gjithsej të hyrave e kishin të hyrat nga interesi për shkak të peshës së tyre më të lartë. “Shpenzimet po ashtu shënuan rritje prej 13,6 për qind, për dallim nga rënia prej 5,6 për qind deri në qershor 2015.

Të gjitha kategoritë e shpenzimeve gjithashtu u karakterizuan me rritje, mirëpo kontributin më të madh në rritjen e gjithsej shpenzimeve e kishin shpenzimet nga jointeresi me rritje prej 9,7 për qind.”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
La burrin dhe vajzat për t’u bashkuar me ISIS, urdhër arresti për shqiptaren në Itali

'La Repubblica': Fshatra në kufi me Kosovën, valvisin flamurin e zi të ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In