• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faik Konica: Vallë anarqia, ku do ta shpjerë vendin?

by Java News
18/12/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë

Nga Faik Konica*

Në një artikull, të botuar, kur mësuam se ra Guverna e Pandeli Vangjelit, i këshilloja Parlamentit të ftojë Fan Nolin në krye të kabinetit të ri. Dhe shumë njerës, këtu n’Amerikë, si m’at’anë t’ujit, ishin të bashkuar n’atë mendim. Po pak ditë pastaj ngjau një gjë e papritur: Korça, kurdoherë e patrembur, përzuri Jakovin edhe thirri në vent të tij Fan Nolin, i cili hyri në mes të entusiazmës popullore dhe meshoi në Shën Gjergj. Atëhere sicilido ndryshojë mendimin që pati, edhe tha se puna e do që paskataj Fan Noli të heqë dorë nga politika dhe të rrijë në Korçë, ku me diturinë dhe talentin e tij, do të bëhet për pak kohë jo vetëm kryetari fetar i njohur i gjithë orthodoksëve shqiptarë, po ndofta edhe njeriu më i besuar, më i pyetur dhe më i dëgjuar i tërë Shqipërisë.

Për fat të zi, era e politikës fryjti ndryshe; dhe pak ditë më vonë na erdhi e reja se Fan Noli u bë Ministër i Punëve të jashtme. Që të thomi të drejtën, kjo candë s’na gëzoj tepër : kemi frikë që rasti, për të themeluar në Korçë një fortesë morale dhe qytetëronjëse, mos humbi për  shumë kohë; pastaj, në qoftë se e donte puna që të kthehej në politikë, dëshirojim që hyrja e Fan Nolit në Guvernë t’ish në kondita të tjera.

Po si do qoftë, kishim shpresë se Fan Noli, bir’ dhe udhëheqës i Vatrës e i shqiptarëve të Amerikës, do të mundohej të vente në punë ca nga idealet që kemi ushqyer për Shqipërinë më kët’ anë t’ujit;- edhe dojim, në një artikull nën emrin”Fan Noli dhe “Vatra”, t’i përmendim detyrën morale që e lidh dhe e shtërngon të punojë për ato ideale, pa vënë re pallavrat e errëta që hedhin ca student t’ Universitetit Latour e t’Akademisë Bussi, për të cilët, kurdoherë, koha e qytetërimit “nuk arriu edhe”, po koha e plaçkitjes arriu dhe duhet të mbetet. S’kam ndonjë dyshim që Fan Noli, në poezitë e reja të tij, s’do të kish harruar asnjë nga idealet e shkuara dhe do t’nderonte përsëri veten e tij dhe VATRËN që e përkrahu dhe gjithnjë do t’a përkrahë.

Po për fat të keq , në moving picture (apo më mirë moving tragedy) të Shqipërisë, filmi i fundit na tregon ca lodra të rrezikshme që s’lënë më vënt për fjalë programi dhe reformash, po bërtasin për një shpëtim të shpejtmë të Shtetit, i cili u trondit dhe është në të gremisur  e sipër.

Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë. Qetësia dhe shtrimi s’bëjtin as një çap në Shqipëri. Për kundrë, turbullimet u shtuan. Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri: despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra  kundër tjetrës. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit.

Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe i arit, të cilëve nuk u vë nonjë fre as ndërgjegja e tyre e pazhvilluar, as kodi, për ta i panjohur, i nderit, as ideali i një qytetarie të lartë e i një atdhesie të hollë, ku s’u arrin kurrë mendja. Këta aventurierë të përgjakur i ruante deri dje frika e Esadit: I vdekur Esadi, s’ka më asnjë pengim, dhe nisi mes tyre një luftë e ashpër për diktaturë dhe fuqi. Sicilido nga ata është kandidat për vendin e Esadit.

Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. U vranë, po puna s’ndryshoi as pak. Dhe po të dalin nesër  disa patriotë katilë, që t’i qërojnë tiranët zëvendës të Esadit, vepra kriminale idealiste e tyre do të vejë prapë e humbur. Se këtu s’ke të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dhe’u i Shqipërisë. Dhjetë të qëruar, një mijë të tjerë të lindur!

Fati më i rrezikshëm dhe që çfaq në ç’hall ndodhet vendi, është se oficerët, nëpunësit, mësonjësit gjithë veglat e Shtetit, marrin pjesë në trazimet politike: dhe me trembje, me dezertim, me strajk, duhet të bëhet e tyrja.

Lakmimi i cave e shpuri Shqipërinë në Anarqi. Vallë anarqia ku do ta shpjerë vendin? Në ndarje, apo në një mandate të huaj? Fan Noli do t’i bënte shërbimin më të madh Shqipërisë, sikur të ish i zoti të klliste pakë frymë regulle, drejtësie dhe bindjeje në mes t’asaj turme të dehur e cila vë në rrezik një popull të pafajshëm, të shënuar nga dora e fatit për një vdekje t’afërme dhe të turpshme.

*Botuar në revistën “Dielli”, 14 Janar 1922  

Next Post
Gruaja rreh burrin 8 vjet më të madh, 37-vjeçari i kërkon ndihmë policisë

Shqiptarja e alkolizuar dhunon barbarisht burrin italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

September 10, 2026
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com