• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Fadil Berisha e pranon: Lufta e Kosovës më ndryshoi karrierën

by Java News
19/06/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fadil Berisha, fotografi shqiptar me famë botërore, në një intervistë ekskluzive në Interaktiv të KTV-së ka treguar se si lufta e Kosovës ia ka ndërruar jetën.

Ai ka thënë se gjithçka kishte nisur kur një grup studentësh kishin shkuar tek ai në zyrë për t’iu ndihmuar që të nisnin një fushate për t’ia treguar botës krimet me të cilat po përballeshin shqiptarët.

“Kanë ardhur disa studentë që ishin në New York. E kanë parë emrin tim në media dhe erdhën në një takim me një kuti fotografish me trupa të të mbyturve të luftës. Më thanë se nuk njohin asnjë shqiptar tjetër dhe se kemi nevojë që t’u tregojmë gazetarëve çfarë po ndodhë në Kosovë. Kur i hapa fotografitë ishin të tmerrshme, fëmijë të vrarë, me numra në ballë, e gra shtatzëna. Aty ndryshoi jeta ime.

U thash se nuk kam të bëj me gazetari sepse jam fotograf i modelizmit. Por më thanë se s’kanë ku të shkojnë tjetër. Shkova në shtëpi dhe i tregova rastin nënës. Më dha një emër rruge e më tregonte historinë e luftës. Më tha se nëse ke mundësi ndihmoju. U ktheva dhe u thash ma keni prishë jetën.

Nuk e di s’i mundem t’u ndihmojë, por fotografitë ma kanë ndryshuar jetën. Po i rrisim fotografitë dhe po shkojmë bashkë demonostrojmë me familjet para kishës në Neë York. Duhet të vini si studentë e t’i bëni shkrimet për fotografitë”, ka shpjeguar ai iniciativën e parë në kërkimin e ndihmës për Kosovën.

Pasi kishin nisur protestat, Berisha ka treguar se kishin nisur të mbanin edhe koncerte për të bërë më shumë zhurme dhe të grumbullonin ndihma. Thotë se në një koncert kishin grumbulluar mbi 50 mijë dollarë.

Berisha ka treguar se regjisori i njohur, Stan Dragoni, ishte një prej fytyrave kyçe që i kishte ndihmuar. Dragoni ishte kujdesur për kampanjat vetëdijësuese dhe se e fundit prej tyre ishte lidhja e Millosheviqit me Hitlerin.

“Ai më tha se do të bëjë fushatën më të fortë në botë, por që duhet t’i mblidhni paratë që ta fusim në gazetat më të forta. Filluam mblodhëm paratë dhe ishte ditë e mërkurë, nuk e harroj. Avni Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ka bërë gjithçka në emër të shqiptarëve.

Para Shtëpisë së Bardhë u mblodhëm 20 mijë shqiptarë. Tani na duheshin paratë e na duhej fotografia e Hitlerit që të tregonim se Millosheviçi ishte si ai. Atë ditë, të mërkurën, mendoj se ishte Washington Post, fotografia në faqen e parë. I kishin dhënë të gjitha”, ka treguar Berisha duke shtuar se në këtë moment gjithçka mori hov të madh.

Berisha ka thënë se pas kësaj iniciative ishin takuar me ish-presidentin Bill Clinton që ishte zotuar për ndihmë. Pas iniciativës në SHBA, Berisha ka treguar se kishte filluar punën nëpër kampe refugjatësh. Ka thënë se menjëherë pas luftës kishte vizituar Kosovën dhe se kishte qarë në momentin që ishte futur në vendlindje.

“Nuk do t’i harroj kurrë pamjet kur i shihnim shtëpitë e djegura nga aeroplani”.Berisha ka folur edhe për përpjekjet që të shfaqte para botës bukurinë kosovare. Si fotograf i “Miss Universe” ai ka treguar me krenari për suksesin e Zana Krasniqit dhe Marigona Dragushës, që kishte dalë femra e dytë më e bukur në botë. “Gjithmonë e kam ëndërruar që t’ia shfaq botës bukurinë shqiptare. Nuk doja që bota të na shihte më ndryshe. Kur isha i vogël i kisha thënë vetes që do ta bind botën se shqiptarët janë të bukur”, ka thënë ai.

Berisha ka treguar për fotografitë e politikanëve të njohur kosovarë. Ibrahim Rugovën thotë se kishte provuar që në fotografi ta bënte më të fuqishëm, ndërsa Sali Berishën ta zbuste “pasi në fotografi dilte shumë i egër”. Për Hashim Thaçin, Berisha ka ripërsëritur një fjali të ish-sekretares së shtetit amerikan Madeleine Albright se Thaçi është “bukuroshi-arrogant”.

Fotografi me famë botërore ka folur edhe për punën te tash presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ka treguar se me të, kur ishte pronar i kompanisë së modës, ka punuar vazhdimisht në realizimin e fotografive dhe se Trumpi i kërkonte komente për çdo fotografi.

“Kur nuk fitoi Miss Kosova ai më tha se Marigona është dashur të fitonte. Nuk ishte në duar të tij. Ky tha mos u mërzit se i jap kontratën e modelizmit asaj. Ajo ka punuar për shumë gjatë në kompaninë e tij, por tash është bërë nënë”, ka thënë Berisha.Ai ka treguar se ka realizuar fotografi edhe të gruas dhe ish-gruas së Trumpit si dhe vajzave të tij, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Plagoset minatori në Bulqizë, e zë poshtë vagoni me krom

"Ringjallet" industria minerare, eksportet rriten me 24 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

October 30, 2026
Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj!

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In