• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Facebooku akuzohet për diskriminim gjinor

by Java News
19/09/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shofer kamioni, polic, mirëmbajtës çatie, të gjitha punë për burra. Këto janë vendet e punës që sugjerohen më shumë nga reklamat e Facebook, shkruan BBC.

Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (BALC) të martën paraqiti një ankesë në Komisionin e Mundësive të Barabarta të Punësimit (KMBP) që pretendon se sistemi reklamues i Facebook lejon punëdhënësit të planifikojnë reklamat e punës bazuar në gjini, një praktikë që BALC thotë është e paligjshme.

Specifikisht, ankesa i referohet tre grave në Ohajo, Pensilvani dhe Ilinois, të cilat nuk ishin të ekspozuara ndaj reklamave që tradicionalisht janë konsideruar profesione të mbizotëruara nga meshkujt.

Ankesa nxjerr në pah 10 punonjës të ndryshëm që kanë postuar reklama për punë në Facebook, për pozicione të tilla si inxhiner mekanik, mirëmbajtës çatie dhe inxhinier sigurie, por përdorën sistemin e rrjetit social për të kontrolluar se kush e sheh reklamën. Për shembull, njëra nga reklamat u është shfaqur meshkujve nga mosha 25 deri në 35 vjeç, të cilët jetonin pranë Filadelfias në Pensilvani.

Më parë gjatë këtij viti, faqja investigative ProPublica publikoi një mjet që lexuesit mund të përdornin për të mbledhur të dhënat nga reklamat e Facebook që kishin parë dhe për ta dërguar informacionin direkt të ProPublica për ta analizuar.

Duke përdorur këtë metodë, faqja zbuloi se në dhjetëra qytete të SHBA, meshkujt ishin më të ekspozuar ndaj reklamave për punë si shofer në Uber. Ky përfundim u bazua në 91 reklama të vendosura nga dega e rekrutimit të Uberit, vetëm një prej të cilave iu ishte shfaqur specifikisht femrave dhe ku tre prej tyre nuk synonin ndonjë gjini të veçantë.

Facebook tha se ishte duke shqyrtuar ankesën e BALC  dhe se po punonte për të mbrojtur praktikat e tyre.

“Nuk ka vend për diskriminim në Facebook”,  tha zëdhënësi Joe Osborne. “Është rreptësisht e ndaluar në politikat tona, dhe gjatë vitit të kaluar, ne kemi forcuar sistemet tona për t’i  mbrojtur nga keqpërdorimi”.

Kompania ka hequr kohët e fundit mbi 5,000 opsione të targetimit për reklamuesit. Masa u nxit nga një padi që akuzonte kompaninë për targetim të paligjshëm të përdoruesve bazuar në racën ose orientimin seksual.

a.ç

Next Post
Zbulimi horror, 12 foshnja gjenden të vdekura në kuti kartoni në spital

Zbulimi horror, 12 foshnja gjenden të vdekura në kuti kartoni në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In