• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Facebook, Twitter dhe dezinformimi në internet

by Java News
10/08/2018 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që ligjvënësit në SHBA po kërkojnë me këmbëngulje që Twitter dhe Facebook të kontrollojnë më mirë platformat e tyre për të mos lejuar manipulimet ruse, votuesit amerikanë mbeten të ekspozuar ndaj mesazheve përçarëse dhe dezinformuese që vijnë nga Rusia tani para zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

“Të gjithë ne, të majtë dhe të djathtë mund të mashtrohemi mjaft lehtë nga dezinformimet”, thotë Claire Wardle, drejtoreshë e “First Draft News”, një projekt në Universitetin e Harvardit për të luftuar lajmet e rreme në internet dhe në mediat sociale.

“Ka shumë njerëz që përpiqen të përhapin informacione të rreme. Ne të gjithë duhet të jemi shumë më skeptikë për informacionin që konsumojmë. Duhet të jemi të vetëdijshëm, veçanërisht nëse përmbajtja e këtij informacioni na bën të kemi një reagim emocional”, thotë Wardle.

Muajin e kaluar, Facebook mbylli 32 llogari të rreme që postonin mesazhe polarizuese mbi racën, gjininë dhe fashizmin. Në vitin 2016, llogaritë e rreme ruse përmbytën platforma të tilla si Facebook, Twitter dhe të tjera me përmbajtje të ngjashme, duke arritur në llogaritë e miliona amerikanëve.

Një llogari në Twitter e lidhur me Rusinë, 4MYSQUAD10, tashmë e çaktivizuar, postonte këto fjalë: “Amerika e bardhë bën krimin, Amerika e zezë vuan burgun”

Një tjetër, TEN_GOP 2545, postonte: “Shoferi mysliman hedh të gjithë pasagjerët jashtë autobusit, në mënyrë që të ketë hapësirë dhe kohë për t’u lutur”.

“Si njerëz që jemi, ne reagojmë ndaj frikës,” thotë Wardle. “Shumë dezinformata e bëjnë efektin për shkak të frikës, si reagim ndaj njerëzve të tjerë nga të cilët duhet të kesh frikë dhe, nga kjo, njeriu përpiqet të mbrojë veten, familjen dhe komunitetin”.

Javën e kaluar, hulumtuesit e medias sociale i thanë Komisionit të Senatit për Zbulimin se përpjekjet ruse për të polarizuar amerikanët mbeten po aq të dëmshme sa edhe më parë.

“Manipulimi rus nuk u ndal në 2016. Pas Ditës së Zgjedhjeve, qeveria ruse i intensifikoi përpjekjet,” thotë John Kelly, ekzekutiv i firmës “Graphika” e Nju Jorkut.

“Aktorët e huaj do të vazhdojnë fushatat e dezinformimit që venë në shënjestër votuesit afrikano-amerikanë, votuesit myslimano-amerikanë, votuesit supremacistë të bardhë,” thotë studiuesi i Universitetit të Oksfordit Philip Howard. “Unë pres që strategjia të mbetet e njëjtë: dezinformim rreth çështjeve publike, përpjekje për të penguar grupe të caktuara votuesish që të marrin pjesë ditën e zgjedhjeve”.

Kompanitë e mediave sociale po flasin mjaft rreth përpjekjeve të tyre për të eliminuar llogaritë e rreme dhe aktorët e këqij. Ndonëse kjo është e lavdërueshme, nuk mjafton, thotë Keneshia Grant, studiuese e politikës.

“Amerikanët kanë përgjegjësi për të ditur se rusët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhje. Ata duhet të përpiqen për të kuptuar se nga vijnë informacionet që konsumojnë. Jo vetëm të konsumoni, por duhet edhe të reflektoni se çfarë konsumoni,” thotë ajo.

Wardle është dakord me këtë, po ve në dukje se manipuluesit në mediat sociale shfrytëzojnë një prirje themelore njerëzore: prirjes për t’i besuar informacionit ose mesazheve që mbështesin opinionin apo ideologjinë e tyre.

“Njerëzit duan të besojnë në informacione që mbështesin pikëpamjen e tyre për botën, qoftë për kontrollin e armëve apo imigracionin”, tha ajo. Nëse e lufton këtë prirje në veten tënde, atëherë do të fillosh të vësh para përgjegjësisë ata njerëz që, me qëllim ose pa dashje përhapin informacion të gabuar.

Studiuesja e Harvardit thotë se rajone të tjera të botës, si Evropa Lindore, kanë shumë më tepër kohë se Amerika që përballen me fushata informacioni të rremë:

“Pas zgjedhjeve të vitit 2016-s, kur amerikanët papritmas u zgjuan dhe panë se ishin vënë në shënjestër të dezinformimit, pjesa tjetër e botës qeshi dhe u tha: ‘Mirë se erdhe në valle Amerikë’!”

Disa shkolla amerikane kanë futur programe që u mësojnë nxënësve të mendojnë më shumë për informacionin që marrin dhe për të identifikuar propagandën apo mesazhet keqdashëse. Programe të tilla duhet të bëhen standarde, sipas një anëtari të Komisionit të Senatit për Zbulimin.

Senatori i pavarur i shtetit Mejn, Angus King thotë: “Fëmijët tanë po rriten me pajisjet e teknologjisë së lartë, por jo domosdoshmërisht mësohen të dinë se edhe mund të manipulohen nga pajisjet që përdorin. Mendoj se duhet të ketë kurse të standardizuara në shkollën e mesme për rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve, që ata ta dinë se edhe mund të mashtrohen nga informacioni që marrin.”/ VOA

ma.me

Next Post
Vrasja në Shkodër pas sherrit për ujin vaditës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

EMRI/ Shkodër, vrasje me armë zjarri në lagjen "Kiras"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

July 15, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tre dallgët e emigracionit

July 15, 2026
Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

July 15, 2026
SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

July 15, 2026
A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

July 15, 2026
Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

July 15, 2026
Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

July 15, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, rriten çmimet e karburanteve! Nafta arrin 198 lekë për litër

July 15, 2026
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në, Kumbaro: Arsimi i hapi rrugën suksesit në negociata!

Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në, Kumbaro: Arsimi i hapi rrugën suksesit në negociata!

July 15, 2026
Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In