• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Facebook po ha botën

by Java News
15/05/2016 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emily Bell*

Diçka mjaft dramatike po ndodh në peisazhin mediatik, në sferën publike dhe në industrinë tonë gazetareske, pa u vënë re nga ne, apo të paktën pa ju dhënë niveli i duhur i ekzaminimit dhe debatit që meriton.

Ekosistemi ynë i lajmeve ka ndryshuar në këto 5 vite, në mënyrë më dramatike se në rreth 500 vitete e fundit.

Media sociale nuk ka gëlltitur vetëm gazetarinë, por gjithçka. Ka ngrënë fushatat politike, sistemet bankare, historitë personale, industrinë e shërbimeve e madje edhe qeverinë dhe sigurinë.

Celulari në xhepin tonë është në fakt portali ynë për botën. Mendoj se të gjitha këto japin mundësi për shumë të mira si edukimi, informacioni dhe ndërshkëmbimi, por nga ana tjetër, sjellin me vete risqe ekzistenciale.

Gazetaria është vetëm një aktivitet i vogël në biznesin e madh të platformave sociale, por njëri ndër segmentët me më shumë interes për qytetarët.

Interneti dhe rrjeti social i lejojnë gazetarit të bëjë punime të forta, duke i dhënë mundësinë që në të njëjtën kohë të prodhojë pa një kosto të lartë.

Dy gjëra të rëndësishme kanë ndodhur, të cilave nuk i kemi dhënë asnjë vëmendje.

E para, publikuesit e lajmeve kanë humbur kontrollin në distribuimin e produkteve të tyre. Tanimë lajmet filtrohen nëpërmjet algoritmeve dhe platformave të cilat janë opake dhe të paparashikueshme.

Së dyti, pasoja e pashmangshme e këtij fenomeni është rritja e pushtetit të kompanive të rrjeteve sociale.

Kompanitë më të mëdha të këtyre platformave (Google, Apple, Facebook, Amazon) e madje edhe kompanitë dytësore si Tëitter e Snapchat, janë bërë mjaft të pushtetshme në terma të kontrollimit të asaj se çfarë publikohet dhe se nga Kush publikohet. Madje edhe sesi një publikim do të monetarizohet.

Ky është një përqëndrim pushteti tepër herë më i madh sesa ka qenë ndonjëherë në të shkuarën.

Revolucioni mobil (i celularëve) qëndron prapa shumë prej këtyre gjërave. Për shkak të tij, sasia e kohës që ne kalojmë online dhe numri i gjërave që ne bëjmë kur jemi në rrjet ka shpërthyer.

Dizajni dhe kapaciteti i celularëve tanë favorizon aplikacionet, të cilat ushqejnë sjellje të ndryshme.

Një studim i Google tregoi se, edhe pse në celularin tonë mund të kishte një mesatare prej 25 aplikacionesh, ne përdorim vetëm 5 prej tyre në ditë dhe këto kanë të bëjnë me median sociale.

Shumica e qytetarëve adultë amerikanë janë përdorues të Facebook dhe sipas të dhënave të Peë Research Center data, 40% e tyre marrin lajmet në Facebook, duke e konsideruar këtë të fundit si një burim lajmi.

Në vitet e fundit Snapchat lëshoi në treg Discover App, duke u dhënë kanale brandeve të njohura si Vice, BuzzFeed, Ëall Street Journal, Cosmo dhe Daily Mail.

Facebook lançoi Instant Articles, duke thënë se do të hapet për të gjithë në prill të këtij viti.

Apple dhe Google me shpejtësi përvijuan, duke hedhur në treg Apple Neës dhe Accelerated Mobile Pages.

Duke mos dashur që të mbeste prapa, Tëitter lancoi platformën e saj Moment, një agregim i materiale më trendi.

Është një lajm i mirë që platforma të tilla janë duke dizanjuar sisteme të tilla të distribuimit të lajmeve… por teksa një derë hapet, një tjetër është duke u mbyllur.

Në të njëjtën kohë që botuesëve po u jepet mundësia që publikojnë drejtpërdrejtë nëpër aplikacione të reja, të cilat do të lejojnë rritjen e shpejtë të audiencave të reja, Apple njoftoi se do të lejojë softe që bllokojnë reklamat (ad-blocking)

Pra me fjalë të tjera, cdo publikues që do të rrisë fitimet e tij, nuk do mundet pasi cdokush me një iPhone tasdhmë mund të bllokojë reklamat dhe gjurmuesit individualë.

*Emily Bell është drejtoreshë në Qendrën Toë për gazetarinë Dixhitale në Universitetin e Columbias si dhe profesoreshë në Universitetin e Cambridge.

Artikulli i marrë me shkurtime nga Columbia Jounalism review (CJR.org)

Next Post

Ermonela Jaho fiton çmimin e publikut në International Opera Award

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com