• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Facebook, Fox News dhe NBC nuk e transmetojnë spotin e Trumpit për shkak të racizmit

by Java News
06/11/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fox News, NBC dhe Facebook e kanë tërhequr spotin e kampanjës së Trumpit, duke e konsideruar atë si spot me përmbajtje raciste. Spoti 30 sekondësh kundër migrimit, i cili u pagua nga organizuesit e kampanjës së Trumpit, ishte publikuar në Twitter javën e kaluar nga Trumpi dhe poashtu ishte transmetuar në televizionin NBC, gjatë një ndeshjeje të NFL-së të dielën në mbrëmje, si dhe në “Fox News”.

Në anën tjetër, televizioni “CNN” më herët kishte refuzuar që ta transmetojë këtë spot, të cilin e përshkruan si racist. Spoti paraqet një përpjekje që ta ndalojë karvanin e migrantëve dhe refugjatëve që po kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara. Kjo kampanjë po mbështetet në një ngjarje tragjike të vitit 2014, kur një migrues pa dokumente nga Meksika i vrau dy zyrtarë policorë.

I pyetur të hënën rreth refuzimit për ta transmetuar spotin e tij, Trumpi deklaroi: “Nuk di asgjë për të. Ne kemi shumë spote. Shumë gjëra janë fyese.” Lidhur me këtë refuzim u deklarua edhe Joe Benarroch, zëdhënës i NBC-së, i cili tha: “Pas rishikimit të hollësishëm, ne vlerësuam se ky spot ka një natyrë të vrazhdë dhe kemi vendosur që ta ndrërpresim transmetimin e tij në kanalet tona sa më shpejt që është e mundur.”

Ky spot paraqet një tërheqje të vërejtjes për rrezikun e ardhjes së rreth 7000 migrantëve drejt kufirit amerikan. Në spot thuhet: “Kriminelët e rrezikshëm, siç është vrasësi i policëve, Luis Bracamontes, nuk mërziten për ligjet tona”. Aty pastaj bëhet thirrje që të votohet Partia Republikane, ndërsa spoti përfundon me paraqitjen e Trumpit, i cili thotë: “Unë e miratoj këtë porosi”.

Facebook ka publikuar një deklaratë, ku thuhet: “Ky spot i shkel rregullat e publikimit të spoteve në Facebook, prandaj ne po e refuzojmë atë. Ndonëse kjo video lejohet të postohet në Facebook, ajo nuk mund të jetë në mesin e spoteve të sponzorizuara”, shkruan “The Guardian”. /Gazeta Express/ma.me

Next Post
Negociatat për Detin/ Përfundon takimi Rama-Meta në Presidencë, kryeministri del i qeshur

Dekretimi i kreut të SHISH, Rama: Reflektim pozitiv i presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In