• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Facebook fitime marramendëse, por braktiset nga europianët

by Java News
01/11/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një milionë vetë në Europë janë larguar nga rrjeti online. Megjithatë çdo muaj në Facebook janë aktivë 375 milionë anëtarë – vetëm në Europë. Në mbarë botën janë shumë më tepër.

Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti online pati humbur në Europë po një milionë anëtarë të tjerë. Kryesisht janë skandalet me të dhënat që i kanë kushtuar shumë Facebook-ut duke humbur besueshmërinë, por efekt kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE.

Parë në nivel mbarëbotëror rrjeti online megjithatë vazhdon të rritet – edhe pse më ngadalë si asnjëhere më parë qysh prej gjashtë vjetësh. Numri i atyre që e përdorin të paktën një herë në muaj Facebook-un brenda tre muajve është rritur nga 2,23 në 2,27 miliardë. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në luftë kundër lajmeve të rreme si dhe për mbrojtjen e të dhënave, Facebook-u ka arritur t’i rrisë fitimet në tremujorin e tretë. Përmes rritjes së të ardhurave nga reklamat, xhiroja e tremujorit u rrit krahasuar me një vit më parë me rreth një të tretën në 13,7 miliardë Dollarë. Fitimi pati një kuotë prej 9 përqind në gati 1,34 miliardë Dollarë.

Pjesa më e madhe e parave fitohen në Amerikën e Veriut

Në SHBA dhe në Kanada Facebook-u ka tani 242 milionë përdorues aktiv në muaj, një milionë më shumë se tremuaj më parë. Ky është me distancë tregu më joshës për rrjetin online. Në këtë treg Facebook-u tremujorin e kaluar ka pasur një xhiro prej 27,61 Dollarë për përdorues. Në Europë janë 8,82 Dollarë për përdorues.

Themeluesi dhe shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po i përgatit investitorët e tij për një rritje të frenuar në të ardhmen. Nga njëra anë po u lihet më shumë hapësirë përdorimi anoncimeve dhe anëtarët mund t’i publikojnë vetëm për një ditë ofertat e tyre për miqtë. Deri më sot Facebook-u nuk ka avancuar shumë me reklamën, pranoi Zuckerberg.

Siguria kushton

Nga ana tjetër sivjet shpenzimet do të rriten me mbi 50 përqind dhe në vitin 2019 edhe me 40 deri në 50 përqind të tjera. Kjo ka të bëjë me sigurinë dhe luftën kundër përhapjes së urrjetjes në rrjet. Por ai nuk do ta heqë nga vëmendja ekuilibrin mes shpenzimeve dhe të ardhurave, siguroi Zuckerberg.

Aksionerëve Facebook-u po u krijon tensione. Në tremujorin në vazhdim do të dëshmohet, se sa mirë koncerni po i gjurmon lajmet apo llogaritë e rreme në sfondin e zgjedhjeve për kongresin e SHBA-së.

Rikonstruktimi to të zgjasë edhe një vit

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh u shpërdoruan të dhënat personale të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut nga firma britanike Cambridge Analytica, me sa duket për ta mbështetur presidentin Donald Trump. Skandali i shkaktoi krizë sipërmarrrjes. Së fundi një sulm hacker, prej nga u prekën rreth 30 milionë përdorues, u bë shkas që Facebook të ishte në vëmendje të kryeartikujve. Zuckerberg premtoi tani, se Facebook-u në vitin 2019 do të arrijë nivelin e duhur sa i përket çështjes së sigurisë.

rb/se (afp, ap, dpa, rtr)

Next Post
E papunë dhe me 8 klasë, si mashtronte ‘punonjësja e interpol’ me vizat amerikane

Lotaria Amerikane/ Probleme me aplikimet, ambasada ju tregon si të veproni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

Trump i kërkon Evropës që të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës: Iu dhanë miliarda dollarë falas, por…!

September 3, 2026
Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

September 3, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

September 3, 2026
Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

September 3, 2026
VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com