• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fabrikat çnjerëzore…/ 1.8 mln njerëz në kampet e punës në Kinë furnizojnë Adidas, Tommy Hilfiger, Calvin Klein

by Java News
24/07/2020 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë nga markat më të mëdha në botë dhe shitësit me pakicë po furnizohet nga pambuku që prodhohet në rajonin Xinjiang në Kinën Perëndimore, në fabrikat në Ujgur ku përditë shkelen të drejtat e njeriut dhe miliona njerëz iu nënshtrohen mizorive.

Një bashkim prej 180 organizatash të të drejtave të njeriut thonë se në popullsinë që jeton në Ujgure në këtë rajon, punonjësit iu nënshtrohen torturave, përfshirë këtu edhe sterilizimin e detyrueshëm të grave.

Organizatat thonë se brendet (markat), kryesore të  veshjeve në botë vazhdojnë të marrin pambuk dhe fije të prodhuara përmes këtij vendi, i cili ka vendosur në punë të detyruar në një kamp më shumë se 1.8 milionë njerëz. Ata janë kinezë, turq, muslimanë të cilët janë në kampe, fabrika dhe ferma në Xinjiang. Sistemi i punës i detyruar është internimi më i madh i një pakice etnike dhe fetare që nga lufta e dytë botërore, vërejnë këto organizata.

Markat ndërkombëtare të modës janë të lidhura me Xinjiang, ku sipas deklaratës thuhet se është “praktikisht e sigurt”, së një në pesë produkte pambuku të shitura në të gjithë botën merren nga puna e detyruar dhe shkelja e të drejtave të njeriut që ndodhin atje, raporton  The Guardian.

Virtually entire' fashion industry complicit in Uighur forced ...

Kina është prodhuesi më i madh i pambukut në botë, me 84% të pambukut të saj që vjen nga rajoni i Xinjiang. Pambuku dhe fijet e prodhuara në Xinjiang përdoren gjerësisht në vendet e tjera kryesore që prodhojnë veshje të tilla si Bangladeshi, Kamboxhia dhe Vietnami.

Pambuku dhe fijet Xinjiang përdoren gjithashtu në tekstile dhe orendi shtëpiake.

Këtë javë, New York Times raportoi se fabrikat e kësaj zone po furnizonin gjithashtu me maska për fytyrën kundër COVID-19, shumë vende në mbarë botën.

Pjesë e listës së markave botërore që furnizohen nga këto fabrika janë  Gap, C&A, Adidas, Muji, Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein.

“Pothuajse e gjithë industria globale e veshjeve është e njollosur nga puna e detyruar e njerëzve, muslimanëve, banorëve të Ujgur dhe turqve” ,-thuhet në deklaratë.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ujgure, bashkë me 70 grupime të tjera dhe organizata kundër skllavërisë dhe fushatë të të drejtave të punës, thonë se industria botërore e veshjeve duhet të zhdukë të gjitha produktet dhe materialet e lidhura me punën e detyruar në Xinjiang brenda një viti.

Scott Nova, drejtor ekzekutiv për të Drejtat e Punëtorëve (WRC) dhe një nga bashkëpuntorët e kualicionit ka thënë se “Punëtorët e detyruar në rajonin Ujgure përballen me hakmarrje të egër nëse ata tregojnë të vërtetën për rrethanat e tyre“.

Virtually entire' fashion industry complicit in Uighur forced ...

Në prill, Rrjeti Global i Veprimit Ligjor (Glan), një grup avokatësh për të drejtat e njeriut, gjithashtu siguroi prova për HMRC që markat përfshirë Muji, Uniqlo, H&M dhe Ikea po shisnin produkte në Mbretërinë e Bashkuar që përmbajnë pambuk dhe fije nga rajoni i Xinjiang. Glan argumentoi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndalojë shitjen e produkteve të lidhura me punën e detyruar në të gjithë rajonin pasi kjo shkel disa ligje në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Ligjin për Mallrat e (falsifikuar), miratuar më 1897.

Ndërsa firmat, H&M dhe Ikea kanë thanë që ata do të ndalonin blerjen e pambukut nga rajoni. Në një deklaratë të publikuar në The Guardian, H&M, tha që kishte një marrëdhënie indirekte me një prodhues të fijeve që vepronte në rajon, por tregojiqë po shqyrtonte marrëdhënien.

“Muji “, ka konfirmuar se vazhdon të përdorë fije pambuku nga Xinjiang por mohon që pambuku dhe fijet që blen janë të lidhura me punën e detyruar të punëtorëve në këtë rajon.

“Partneri ynë i biznesit na siguron që njerëzit që bëjnë produktet tona kanë kushte të mira pune dhe trajtohen me respekt, auditorët e pavarur kanë kryer verfikime në vend që marrim pëlhure dhe pambuk dhe kanë konfirmuar se nuk ka prova të punës së detyruar dhe diskriminimin e pakicave në objektet e tyre.”,-tha Muji. 

Në një deklaratë, Korporata PVH, e cila zotëron Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, tha se ajo nuk do marrë veshje më nga rajoni dhe do të ndalojë të gjitha marrëdhëniet e biznesit me ndonjë fabrikë, që prodhon rroba ose pëlhurë, në Xinjiang për 12 muajt e ardhshëm.

Virtually entire' fashion industry turning a blind eye to Uighur ...

Adidas ka thënë se nuk merr mallra nga Xinjiang dhe ka udhëzuar furnizuesit e saj që të mos marrin fije nga rajoni. Megjithatë, organizatat mendojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, do të ishte më mirë që të bëhej një rregullim i plotë i lidhjeve të sektorit me rajonin.

Sakaq, javën e kaluar, ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar mohoi që qeveria e tij po kryente shkelje të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

November 24, 2026
Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

November 24, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
Paralajmëron Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë…

Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In