Cesc Fabregas i ka dalë në ndihmë trajnerit të tij Jose Mourinho. Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka thënë se gjithmonë do të luftojë për trajnerin e tij te Chelsea, Jose Mourinho, i cili po kalon momente shumë të vështira.
Mourinho është pranë shkarkimit për shkak të formës së dobët dhe disa media në Anglia shkruanin se ai tashme nuk e ka as përkrahjen e lojtarëve të tij.
“Unë jam i pari që do të mbroj menaxherin tonë. E kam bërë këtë nga minuta e parë dhe do ta bëjë gjithmonë. Mourinho më ka ndihmuar shumë që një vit e gjysmë që kam qenë në Chelsea dhe unë i jam mirënjohës atij”, tha Fabregas për Goal.com.
“E vetmja gjë që dua është që skuadra të jetë e fortë dhe të vazhdojë të fitojë, pasi po shihet se për momentin po kemi vështirësi”.









