• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FA shpëton 4 persona të izoluar, gruaja shtatzënë refuzon helikopterin… sepse kishte burra në bord

by Java News
08/01/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë do të vazhdojë me temperatura nën zero gradë dhe ditën e sotme, tesa kjo parashikohet që të jetë fundjava më e ftohtë e vitit. Reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin gjë që ka vështirësuar jetesën e banorëve në zonat më të prekura nga moti i ftohtë, dhe sidomos qarkullimin rrugor në zonat rurale.

Në kryeqytet temperaturat shënojnë -­7 gradë celcius, në zonat verilindore temperaturat shkojnë deri në -­20 gradë në zonat më të thella, e ndërsa në zonat juglindore termometri shënon ­-17 gradë. Ndërkohë siç njoftohet nga buletinet meteorologjike nga dita e hënë pritet një rritje e lehtë e temperaturave.

Situata paraqitet problematike ashtu si edhe dita e djeshme, dhe shkak për këtë janë bërë ngricat që kanë mbuluar disa akse kryesore në vend. Pjesa më e madhe e rrugëve në vend kalohen me zinxhirë, ndërsa aktualisht akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme. Veriu dhe veri­ lindja janë rajonet më të prekura nga stuhia e motit të keq që përfshiu Shqipërinë ditët e fundit.

Shumë fshtra janë izoluar nga bllokimi i rrugëve si pasojë e tradhësisë së dëborës në Kukës, Shkodër, Pukë dhe Dibër, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Situata e motit në Kukës vijon të përkeqësohet, ndërsa trashësia e dëborës në disa zona arrin deri në 2 metra. Puna nuk është ndërprerë për asnjë çast për zhbllokimin e rrugëve ndërsa vështirësi janë hasur edhe në rastet e urgjencave.

Tre të sëmurë janë transportuar me shumë vështirësi drejt spitalit rajonal nga Orgjosti, Shtiqni e Malziu. Në një pjesë të fshatrave ka munguar energjia elektrike, ndërsa banorët janë furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm. Erërat e forta dhe stuhitë e dëborës kanë pushuar duke u dhënë mundësi mjeteve e makinerive borëpastruese të rivendosin qarkullimin, ndihmuar edhe mbështetja me mjete të specializuara nga Ministria e Brendshme, Emergjencat Civile apo dhe ushtria. Rruga e Kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë, ndërsa lartësia e borës në akse rrugore varion nga 0.4 deri 1.1 m, raporton report tv.

Ndërsa në Vlorë është një i pastrehë është dërguar në komisariatin e policisë pas temperaturave shumë të ulëta. Në Elbasan dhe Korçë policia bën thirrje për drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes për shkak të ngricave. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike. Ndërkohë furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella, sepse për shkak të ngricave, specialistët e OSHEE e kanë të vështirë lëvizjen me mjete.

Izolimi nga dëbora, katër persona shpëtohen me helikopter

Katër persona të izoluar nga dëbora janë shpëtuar sot me helikopterë “Cougar” të Forcave të Armatosura. Helikopteri i parë fluturoi për në fshatin Iballë të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë, të cilët pasi u shpëtuan u morën dhe u transportuan në Pukë.

Helikopteri i dytë “Cougar” u ul fshatin Konaj të Fan­it për të transportuar një grua shtatzënë. Por, ajo refuzoi të hipë në helikopter dhe për këtë arsye ekipi u kthye pa njeri në bord. Ndërkohë gjatë mesditës së kësaj të diele një helikopter i Forcave të Armatosura bëri të mundur shpëtimin e tre minatorëve të bllokuar nga dëbora në Iballë të Pukës. Ata ndodheshin të izoluar prej ditës së premte.

Next Post
FOTOT/ Burri vret gruan, 3 fëmijët… më pas i vë flakën vetes dhe shtëpisë

FOTOT/ Burri vret gruan, 3 fëmijët... më pas i vë flakën vetes dhe shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In