Jose Mourinho nuk do të akuzohet për fyerjet që ia kishte bërë mjekës së skuadrës Eva Carneiro. Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se nuk do të akuzoj menaxherin e Chelse-at, Jose Mourinho për shkak të fyerjeve që ia kishte bërë mjekës së skuadrës Eva Carneiro.
Kjo kishte ndodhur në barazimin 2:2 në ndeshjen kundër Swanse-as, ku Mourinho ishte revoltuar pas Eva kishte vonuar lojën. Kjo edhe i ka kushtuar mjekës Corneiro, e cila që nga ajo ndeshje është përjashtuar dhe nuk është më pjesë e skuadrës së parë.








