• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FA nis ndërtimin e urës në Gramsh, dalin nga izolimi 3 mijë banorë

by Java News
27/09/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite të tëra, 3 mijë banorë të fshatrave Poroçan, Holtas, Gjere, Lleshaj në bashkinë e Gramshit kanë vuajtur izolimin nga pjesa tjetër e vendit, veçanërisht në ditët e vështira të dimrit.

Shkollat dhe qendrat shëndetësore, në largësi nga fshatrat dhe nga njëra – tjetrat kanë qenë përherë e më shumë të paarritshme nga banorët, për shkak të amortizimit të urës pasarelë, e vetmja që lidhte zonën me pjesën tjetër të bashkisë. Ministrja e mbrojtjes, Xhaçka e pranishme në ditën e parë të fillimit të punimeve deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë ato që nuk dorëzohen kurrë, e janë të pranishmë aty ku pakkush mund të ndërhyjë.

“Kur të gjithë të tjerët janë dorëzuar, pasi për pamundësi nuk e ndërtojnë dot një urë apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot pasojave të një fatkeqësie natyrore apo për pamundësi nuk  i përgjigjen dot nevojave emergjente për ndihmë, Forcat e Armatosura janë gjithmonë atje siç kanë qenë, siç janë dhe siç do të jenë gjithmonë pranë qytetarit dhe pranë komunitetit. 

Në 100 ditëshin e parë të qeverisë do të kemi më shumë ura të tilla, për të bërë të mundur që shumë fshatra, sikundër këto katër fshatra këtu pranë Poroçanit të dalin  nga izolimi i dimrit të vështirë. Që 3000 banorë këtu të kenë mundësinë të lëvizin më kollaj apo që 300 nxënësit  e këtyre katër fshatrave, bashkë me prindërit e tyre ta kenë shumë më të lehtë që të lëvizin drejt  tre shkollave 9-vjeçare dhe shkollës së mesme”, tha Ministrja në takimin me banorë të Poroçanit.

Ajo solli në vëmendje ngjarjen e 5 viteve më parë, ku dy motra adoleshente rrezikuan jetën pasi ura ku ato po kalonin për të shkuar në shkollë u shemb.

“Siguria e jetës dhe ndihma ndaj komunitetit do të jenë parësore dhe kryefjalë e punës së të gjithëve ne, që nga strukturat drejtuese e deri tek çdo  ushtar, për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve tona dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve. Ne do të bëjmë çmos që, si këtu në Poroçan në të gjithë Shqipërinë, kudo  ku janë zonat më të izoluara, kudo ku komunitetet kanë nevojë për ndihmën tonë, Forcat e Armatosura të jenë gjithnjë në krah të banorëve”, deklaroi Ministrja Xhaçka

Next Post
Komisioni i Ligjeve shqyrton kandidaturat për KLGJ

Mblidhet konferenca e kryetarëve, diskutohen 3 kërkesat e PD për seancën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In