• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FA aksion për pastrimin e liqeneve të Fierzës dhe Komanit

by A R
20/07/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Drejtorisë së Hidrocentralit të Fierzës, Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e liqeneve të Fierzës dhe Komanit nga mbetjet plastike.

Ministrja Kodheli e konsideroi ndotjen e liqeneve si mjaft problematike, duke e krahasuar me emergjencën mjedisore që paraqitet në gjithë territorin e vendit. Zonja Kodheli theksoi rëndësinë që kanë këto liqene, si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për turizmin, dhe ftoi qytetarët ta mbajnë pastër këtë liqen. “Është shumë e rëndësishme që kjo zonë të mbahet pastër për shumë arsye, të turizmit, të ruajtjes së mjedisit, të mirëfunksionimit të të gjithë strukturave. Dua në këtë rast të rrisim bashkarisht ndërgjegjen qytetare, vetëm bashkë me qytetarët mund ta bëjmë këtë gjë që të ndodhë. Duke i bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje banorëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje turistëve, për të mos ndotur këtë mrekulli të natyrës dhe të Zotit, madje për ta mbajtur atë pastër, për ta zhvilluar në mënyrë që flora, fauna që është përreth dhe çdo gjë e jashtëzakonshme që natyra na fal të rrijë përreth në gjëndjen që është. Kjo do të ndihmonte të gjithë. Do ndihmonte ushtrinë të mos harxhonte energji dukë bërë punë të tjera. Sigurisht kjo do të ndihmonte edhe vetë strukturat e KESH-it dhe të gjithë strukturat e ministritë e Energjisë dhe të Turizmit për të marrë maksimumin nga kjo zonë e jashtëzakonshme.”

Drejtori i Hidrocentralit të Fierzës z. Ergys Verdho u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrotjes dhe Forcat e Armatosura dhe i falenderoi ato për ndërhyrjen duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme, jo vetëm për arsye turistike por edhe të mirëfunksionimit të kaskadës.

Në këtë aksion, i cili vjen në kuadër të pastrimit nga Forcat e Armatosura të akseve kombëtare dhe bregdetare për sezonin turistk veror 2017, u angazhuan efektivët e batalionit të mbështetjes rajonale të Kukëksit dhe punonjësit e HEC-it të Fierzës./a.m.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In