• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

F1/ Hamilton e Mercedes fitojnë në shtëpinë e Ferrarit

by Java News
03/09/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për Çmimin e Madh të Italisë, në Monza, është mbyllur me fitoren e dyfishtë të Mercedesit, sigurisht me britanikun Hamilton në majën më të lartë të podiumit, i cili plotësohet nga Bottas dhe Vettel në shkallët më të ulëta. Ndryshe nga çfarë ndodhi në provat zyrtare, me atë tejzgjatje kohore për shkak të motit me reshje të dendura shiu, gara në Monza u zhvillua nën rrezet e diellit.

Edhe në të tilla kushte, “shigjetat e argjendta” u shfaqën superiore ndaj “kokëkuqeve”, që pavarësisht se garonin në shtëpinë e tyre nuk patën thuajse aspak mundësi të rivalizonin Hamiltonin, duke lënë të zhgënjyer tifozët e shumtë të pranishëm të Ferrarit. Jo vetëm për mungesën e triumfit të shumëpritur, por edhe për performancën e dobët të Raikkonen, që e mbylli garën në vendin e pestë, pas Ricciardos me Red Bull.

Me këtë fitore, britaniku Hamilton katapultohet në krye të renditjes për pilotë, me 238 pikë, 3 më shumë sesa Sebastian Vettel me Ferrari. Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 zhvillohet pas dy javësh në Singapor.

ma.me

Next Post
(FOTO) TIRANE/ Çifti niset për të lidhur kuror, por pëson aksident me maiknë ditën e dasmës

(FOTO) TIRANE/ Çifti niset për të lidhur kuror, por pëson aksident me maiknë ditën e dasmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com