Rosberg fiton të drejtën për tu nisur në “pole position” në garën për çmimin e madh të Amerikës. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, për shkak të motit të keq, Rosberg ishte më i shpejti, ndërsa kohën më të mirë pas tij e mori Hamilton, i ndjekur nga Ricciardo e Daniil Kyat.
Vettel duhet të shlyejë një penalizim prej 10 vendesh në nisje, që do të thotë se ai do të niset nga pozicioni i 15 në garën që pritet të nisë në orën 20: 00 me orën tonë.