• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BIRN: Vendimi qeverisë për makinat, 8 për kryeministrin, 2 për presidentin, 4 për kryetarin e kuvendit

by A R
25/10/2015 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja.

Lajmi u publikua fillimisht nga Vizion Plus, i cili njoftoi pak ditë më parë se makinat që do të blihen janë të markës Jaguar dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa.

Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie.

Përveç tetë makinave që do të blihen për ‘titullarin e institucionit’ të kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për ‘aparatin e institucionit’. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila.

Kostoja e kësaj blerjeje nuk është e qartë dhe transparente. Vendimi thotë se “Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuar për çdo institucion”, pa sqaruar se për sa fonde bëhet fjalë.

Qeveria deklaroi pas kësaj në Transparenca.al se marrja me qira e këtyre makinave do të kushtojë më pak se sa mirëmbajtja e flotës aktuale, por refuzoi të publikojë dokumentet dhe nuk sqaroi gjithashtu nëse Garda e Republikës ka bërë ndonjë garë apo jo për blerjen e këtyre makinave. Transparenca.al është një faqe e krijuar nga zyra e kryeministrit ku zakonisht publikohen reagime ndaj akuzave të opozitës, por pa publikuar ndonjë dokument konkret, siç sugjeron emri.

Sipas Transparencës, lizingu i 22 makinave që do të merren nga kryeministria, pritet të kushtojë 494,520 euro në vit, me një kosto mesatare prej rreth 22 mijë euro për makinë për vit.

Vendimi i qeverisë nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, siç veprohet zakonisht me vendimet, duke shënuar një rast tjetër të mungesës së transparencës. Qeveria aktuale kur mori detyrën në shtator 2013, synoi fillimisht të mos i publikojë vendimet e veta, një traditë që qe themeluar në vitin 2003 bashkë me krijimin e faqes së parë të qeverisë në internet, keshilliministrave.gov.al.

Lizingu është një instrument financiar në bazë të së cilit, blerësi merr një mall me qira për një periudhë të caktuar. Në varësi të kontratës, malli, në rastin konkret, makina, i rikthehet shitësit në përfundim të kontratës ose i kalon nën pronësi blerësit. Ndryshe nga rasti i makinës së blerë, në lizing, blerësi paguan edhe qiranë financiare, pra një lloj interesi mbi makinën që përdor si dhe ka kufizime në numrin e kilometrave të kryer në varësi të kontratës.

Lizingu është një skemë financiare më e kushtueshme se sa blerja e drejtpërdrejtë e një makine, por kjo nuk është e qartë në rastin e blerjeve që po bën qeveria shqiptare për shkak se të dhënat financiare, vlera e makinës së blerë dhe qiraja e saj nuk janë publike nën arsyetimin se përbëjnë sekret të Gardës së Republikës.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  BIRN/ Gjergji Erebara

Next Post

Halloween, Kim Kardashian publikon “personazhet” e saj ndër vite (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

July 6, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

July 6, 2026
VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

July 6, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump dikton kushtet për NATO-n! Çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

July 6, 2026
Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

July 6, 2026
“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

July 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedoni\ Sfida, mbrojtja e të drejtave të fituara dhe garantues të paqes

July 6, 2026
Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

July 6, 2026
Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

July 6, 2026
Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In