• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Express UK” artikull për ‘mbretin’ shqiptar të TikTok: Krimineli që “mburret” për drogën pa pikën e turpit

by A R
15/04/2024 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër artikull në mediat britanike që lidhet me drogën, por edhe shqiptarët. Kësaj here, për Aleks Vishën, personazh i njohur në rrjetin social Tik-Tok vitet e fundit.

“Express Uk” shkruan se  i ashtuquajturi “Mbreti i Tik Tok-ut”, Aleks Visha, del hapur në rrjetet sociale duke folur për “perandorinë e tij të drogës”.


Artikulli i “Express Uk” i përkthyer e përshtatur në shqip, më poshtë:

Në një video të bërë publike në Instagram, Aleks flet me persona të tjerë të njohur në Ballkan për numrin e ‘fermave të barit’ që ai zotëron në Angli.

“Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, thotë ai në rrjetet e tij sociale ku nuk mungojnë as sharjet.

Duhet theksuar se Visha ndiqet nga një numër i lartë njerëzish në rrjetet sociale.

Në video të tjera që kemi arritur të gjejmë, Aleks fton vëllanë e tij Dor për të festuar “korrjen” e bimëve të kanabisit në Britaninë e Madhe. Dyshja shihen duke qeshur duke thënë “bëj gati birrat“, ndërkohë që shprehen të shqetësuar për cilësinë e drogës. Në një tjetër story në Instagram ai shihet duke ndjekur punën në një prej fermave të tij të kanabisit.

Aleks dhe Dor Visha

Në vitin 2022, Daily Mail publikoi disa pjesë të shkëputura nga live stream-i i Aleks në Instagram, ku ai e thotë hapur se e “urren Britaninë dhe policinë e saj.”

Përpos faktit që ai del e flet hapur për punën e tij të jashtëligjshme, “Express” ka mësuar se ai është futur në Britani disa herë, fakt i dokumentuar përmes fotove që ai vetë ka bërë publike nga aeroporti i Luton, Leicester apo Londra.

Instagram dhe Tik Tok ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj llogarisë së Aleks Vishës, që kur janë vënë në dijeni për rastin. Ne po ashtu kemi ndarë detaje me Agjencinë Kombëtare të Krimeve  e cila u përgjigj duke theksuar se “po ndjek me vëmendje çdo grup kriminal që paraqet rrezik për sigurinë dhe ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne po punojmë me partnerët shqiptarë dhe jo vetëm, për të kuptuar kërcënimin, për të identifikuar të dyshuarit e rrezikshëm apo grupet nën hetim dhe të mbrojmë Anglinë nga krimi i organizuar”, shtoi më tej Agjencia.

“Home Office” nuk ka dhënë ende një përgjigjie për personin në fjalë, por ka një konstatim të përgjithshëm për fenomenin.

“Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë sëbashku për t’u hequr sa më shpejt lejen e qëndrimit në Angli të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla.”

/a.r

Next Post
Rosela Gjylbegu humb mamanë, prek me fjalët: Sa e vështirë qenka me u kthy në shtëpi pa ty

Rosela Gjylbegu humb mamanë, prek me fjalët: Sa e vështirë qenka me u kthy në shtëpi pa ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In