Partia Socialdemokrate në Kroaci është duke udhëhequr lehtë në zgjedhjet parlamentare e mbajtura të dielën.
Bazuar në Exit Poll-in (sondazhin me votues pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit) e organizuar nga televizioni shtetëror del se Socialdemoratët kanë fituar 58 nga 151 ulëse në Parlamentin kroat, raporton Reuters.
Vetëm një ulëse më pak, sipas Exit Poll-it, do të kenë konservatorët e Unionit Demokratik kroat (HDZ), që kanë arritur të fitojnë 57 ulëse.
Përderisa qendra e djathtë “Most” (Ura), që shihet si potencial vendimtar, ka arritur të marrë 11 ulëse. (b.an)