• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa në ankth nga kriza italiane, analizat e mediave

by A R
31/05/2018 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia ka qenë në fokusin e mediave ndërkombëtare sidomos ato europiane për shkak të moskrijimit ende të qeverisë. Krizë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në BE.
“Një impakt shumë më shkatërrues, sesa ai i Greqisë”
Die Presse, Austri
Për herë të parë që nga viti 2014, normat e interesit për obligacionet e qeverisë italiane kanë tejkaluar 3 përqind. Gazeta Die Presse është e alarmuar nga ngjashmëritë midis situatës në Itali dhe asaj të Greqisë tre vjet më parë: “Në të dyja rastet, një rritje e normave të interesit për huatë konsiderohet një ndërhyrje e panevojshme nga jashtë. Në fund, grekët u detyruan të respektonin diktatin e realitetit. Që nga vera e vitit 2015, Tsipras ka zbatuar reformat e kërkuara nga vendet e tjera të BE. Situata po përmirësohet ngadalë; në vitin 2017 ekonomia greke shënoi një rimëkëmbje të konsiderueshme dhe norma e papunësisë ra ngadalë. Por, para se të arrijmë deri në këtë pikë, vendi i vogël që ishte Greqia, e kishte shtyrë Eurozonën në prag të humnerës. Në rastin e ekonomisë së tretë të bashkimit monetar, prova e forcës do të jetë shumë më e vështirë për vendet e tjera evropiane”.

Italia ka ende një vend në Eurozonë?|
“Volkskrant”, Vendet e Ulëta

Italianët nuk duhet të jenë të vetmit që vënë në pikëpyetje mundësinë e një daljeje, thekson De Volkskrant: “Frustrimi ekonomik i italianëve është i kuptueshëm, ashtu sikurse ngurrimi i votuesve në vendet e tjera për të paguar borxhin e Italisë, injoron të gjitha dispozitat e marrëveshjeve evropiane. Nuk duhet të harrojmë se për vite të tëra, evropianëve u është dashur të shtrëngojnë rripat, nën reformat e qeverive të tyre. Në një kohë kur Macron po përpiqet të gjejë kompromis midis Veriut dhe Jugut për çështjen e euros, kriza politike italiane paraqet një debat të një natyre plotësisht të ndryshme: një vend si Italia, që zbaton parimin “shpenzo dhe zhvlerëso”, e ka ende vendin e vet në një zonë euro, me një monedhë shumë të fortë?”.

“Nëse Berlusconi shfaqet si zgjidhje…”
“Novi List”, Kroaci

Pas dështimit të qeverisë së Giuseppe Contes, Novi List nënvizon se edhe Silvio Berlusconi do të ishte i preferuar, para këtij kaosi: “Italia ka qenë gjithmonë laborator i Evropës: këtu janë testuar zgjidhje të reja politike. Në këtë laborator, gjërat janë aq të forta, sa ish-kryeministri Silvio Berlusconi, të cilit iu desh të jepte dorëheqjen në kulmin e krizës së euros, duket një garanci për stabilitet dhe moderim. Berlusconi e ka quajtur Lëvizjen 5 yje dhe kërkesën e saj për largimin e Mattarella, të papërgjegjshme. Kush e di, ndoshta Berlusconi është personazhi që do të gjejë rrugëdaljen nga kaosi i tanishëm”.

“Udhëheqësit evropianë bisedojnë, ndërsa kriza përkeqësohet”
“Financial Times”, Mbretëria e Bashkuar

Financial Times beson se dhënia e detyrës Carlo Cottarellit ishte një bast i rrezikshëm për presidentin italian: “Duke ngarkuar me nxitim një tjetër teknokrat jo të zgjedhur, për të udhëhequr një qeveri të përkohshme, Mattarella vetëm sa po forcon partitë anti-establishment. Këto, që janë shumica në të dy dhomat e parlamentit, kishin një mandat të fortë për të formuar një qeveri. Tani ata do të jenë në gjendje të kandidojnë për zgjedhjet e parakohshme, me argumentin bindës se elita italiane, përveç se dorëzohet para të presioneve të Evropës në kurriz të rritjes ekonomike italiane, po punon gjithashtu për të minuar demokracinë”.

financial times

Mattarella mbron kontribuesit
“protagon.gr”, Greqi

Presidenti kishte të drejtë të refuzonte kandidaturën e ministrit të ekonomisë, shkruan gazetari Kostas Giannakidis në gazetën online, Protagon. “Eshtë gjë e mirë, apo jo? Ky është tjetër debat. Presidenti italian mori në konsideratë interesin e vendit, që ishte në rrezik, ashtu sikurse pozicioni i Italisë në Evropë. Por ka edhe një dimension më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm: kostoja financiare e këtyre akrobacive populiste. Duke refuzuar kandidaturën e një ministri euroskeptik, Matarella mbron portofolin dhe normat e interesit të kontribuesve italianë, nga reagimet nervoze të tregjeve. Sigurisht, njerëzit s’mund të qeverisen prej tregjeve. Një argument i mirë, që megjithatë, është i vlefshëm vetëm në një vend të izoluar, si Korea e Veriut” /Bota.al/a.m.

Next Post
Ndahet papritur nga jeta gazetarja e njohur, kolegët shkodranë japin lajmin e hidhur

Ndahet papritur nga jeta gazetarja e njohur, kolegët shkodranë japin lajmin e hidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In