• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa e pagoi shtrenjtë personalitetin e dyfishtë të Dominik Shtraus-Kanit, kriza financiare do ishte menaxhuar më mirë

by Java News
22/12/2016 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Evropa e pagoi shtrenjtë rënien e tij, pasi me të në presidencën franceze, kriza financiare do të ishte menaxhuar shumë më mirë. Çfarë ndodhi? Përgjigjen kërkojeni tek personaliteti i tij i dyfishtë

 

Është një nga librat më intestigues që janë shkruar mbi krizën e madhe financiare perëndimore gjatë viteve të fundit: Laid Low (Shtrirë në tapet). Autori është Pol Blushtajn, një gazetar me përvojë të gjatë në “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, tanimë i angazhuar në Qendrën për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtare në Toronto.

Blushtajn zgjedh një kullë vëzhgimi të privilegjuar, për të ndjekur konvulsionet e krizës së borxhit në zonën e euros:Fondin Monetar Ndërkombëtar, prej nga ku tregon historinë e atyre viteve të trazuara. Me një vëmendje të pabesueshme ndaj detajeve, me burime gjithmonë të dorës së parë, dhe një aftësi të shquar në pasjen e një tablloje të plotë të krizës, ai rindërton rolin e FMN-së nga një ekstrem në tjetrin:fillon në vitin 2010 kur shumë nga udhëheqësit evropianë nuk deshin përfshirjen e FMN-së, të bindur se ndërhyrja e organizmit me seli në Uashington, do të qe ndoshta një poshtërim që u rezervohet vendeve të botës së tretë, dhe vazhdon në vitin 2015 e deri sot e kësaj dite, kur janë të detyruar të hyjnë në negociatave të ndërlikuara dhe kompromise të hidhura, vetëm që të kenë praninë e e FMN-së në programin e tretë të shpëtimit për Greqinë.

Për cilindo të interesuar mbi këto çështje, shumë të pranishme në Itali, është një libër që duhet lexuar, sidomos për zbulimin e një gabimi themelor:pjesa tjetër e botës, përmes FMN-së, ka hequr dorë së pretenduari se e gjithë eurozona do të korrigjonte kontradiktat e saj, në këmbim të ndihmës ndaj këtij apo atij vendi në vështirësi.

Roli i personalitetit

Megjithatë dua të theksoj një çështje shumë më të vogël që del në punën e Blushtajnit:rolin e personalitetit. Libri hapet me historinë tepër të detajuar të orëve, gjatë së cilave Dominik Shtraus-Kan u arrestua në Nju Jork rreth 5 vjet më parë. Akuza ishte ndër më të rëndat:abuzim seksual, me një kamariere të hotelit Sofitel në Nju Jork; sikurse rrëfen në detaje Blushtein, Shtraus-Kan u detyrua të japë dorëheqjen disa ditë më vonë, përmes një letre të shkruar nga një burg në një ishull në lumin Hadson.

Më pas francezi u akuzua gjithashtu për farorizim prostitucioni në Francë, dhe në fund u lirua në të dyja akuzat. Nuk është reflektuar mjaftueshëm për fatin e atij njeriu, që udhëhoqi me efektivitet të madh dhe autoritet Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte një ministër po aq i shkëlqyer i Financave në Paris, dhe në kohën e arrestimit qe favoriti kryesor për presidencën franceze të vitit 2012.

Evropa e pagoi shtrenjtë rënien e tij, pasi me Shtraus-Kanin në Elize, kriza financiare do të ishte menaxhuar shumë më mirë. Pesha e Gjermanisë, pjesërisht do të ishte ribalancuar. Por më intereson edhe më shumë një pyetje tjetër:pse e bëri? Një politikan gjithnjë ambicioz, në prag të pikës më të lartë të karrierës së tij, e la veten të zhytet në një sjellje vetëshkatërruese. Takon një kameriere të panjohur, duke dalë nga dushi i dhomës së hotelit të tij, pak pas mesditës së 14 majit 2011, zhvillon një takim seksual, dhe në orën 12:30 drekon me vajzën e tij dhe të dashurin e saj të ri.

Darka e fundit

Ai qe vakti i fundit i qetë i karrierës së tij. Megjithatë ndoshta Shtraus-Kan nuk ishte (dhe nuk është) një person i vetëm. Ishte një racional, i ftohtë në kufijtë e cinizmit, i aftë të fshihej përmes autokontrollit të tijtë hekurt, i vendosur të ishte më i miri në mesin e udhëheqësve financiare të planetit, dhe të bëhej President i Republikës Franceze. Pastaj qe dhe një person i dytë, i cili nuk ishte dhe nuk donte asgjë prej atyre që dëshironte i pari.

Ky kishte si synim të vinte në jetë një strategji, e cila do ta çliruar nga fati që i pari kishte përcaktuar për të dy. Nuk kishte rëndësi kostoja. Ishte një burrë i admiruar nga të gjithë, lakmitar i pushtetit, admirimit dhe zotërimit, siç mund të jenë vetëm politikanët; pra ishte një personi i dyfishtë. Megjithatë ky i fundit, një sabotaror apo liberator, në fund fitoi ai. E saboti Shtraus-Kanin e perë, duke e çliruar nga fati i tij me një mizori të paparë. E gjitha kjo ngjarje na lë vetëm me një pyetje:sa prej nesh mbajnë një udhëtar klandestin, të fshehur në trupin e tyre?

Next Post
Viti i terrorit, luftës, e përmbysjeve të mëdha…2016-a përmes FOTOVE

Video e re nga sulmi në Berlin, shikoni si kamioni hyn mes turmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

April 28, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat”, avokati i Veliajt: Procesi po shmang përballjen me të vërtetën

April 28, 2026
Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

April 28, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

April 28, 2026
VIDEO / Rama në terren, hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit

VIDEO / Rama në terren, hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit

April 28, 2026
Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson 25-vjeçarja nga Tirana, bie në prangat e policisë

Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson 25-vjeçarja nga Tirana, bie në prangat e policisë

April 28, 2026
Zbulohet “jetesa e dyfishtë” e Ervin Matës, si lëvizte në Amerikë Latine: Prezantohej si paraguajan dhe…

Zbulohet “jetesa e dyfishtë” e Ervin Matës, si lëvizte në Amerikë Latine: Prezantohej si paraguajan dhe…

April 28, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

Kur injoranca juridike pjell përbindësha: rasti i Ols Dados

April 28, 2026

As gjysëm milion vota, e jo më 1 milion…

April 28, 2026
Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In