• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa ankohet për nivelin diplomatik të SHBA-së

by Java News
09/01/2019 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa ankohet se SHBA-ja ka ulur statusin e nivelit diplomatik të BE-së në Uashington

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ulur nivelin e statusit diplomatik të delegacionit të Bashkimit Evropian në Uashington vitin e kaluar, pa e bërë të ditur zyrtarisht ndryshimin dhe pa njoftuar Brukselin.

Zyrtarët evropianë thonë se çështja doli në dritë vetëm kur i dërguari evropian në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, diplomati irlandez David O’Sullivan, zbuloi se nuk po ftohej në disa lloje aktivitetesh dhe se ishte ftuar në funeralin e ish-Presidentit George H. Ë. Bush pas ambasadorëve të vendeve të veçanta, pavarësisht rangut të tij.

Diplomacia përshkohet nga simbolika dhe kuptimet e dyfishta dhe tashmë kjo ulje e statusit, e cila është hequr përkohësisht, ka zemëruar zyrtarët e BE-së, të cilët kanë frikë se kjo lëvizje është një shenjë mospërfilljeje. Sipas zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç, ata kanë kërkuar një shpjegim për këtë ulje të statusit.

Politikanë dhe analistë në të dyja anët e Atlantikut po mundohen megjithatë të kuptojnë arsyet e këtij veprimi, duke debatuar nëse administrata synonte një lloj refuzimi, ndërsa është përplasur me Brukselin për çështje të tregtisë dhe mbrojtjes, apo nëse ky veprim ishte rezultat i një ngatërrese burokratike.

 

Një zyrtar i BE-së u tha gazetarëve në Bruksel se “u anulua ulja e statusit të përfaqësuesit të BE-së, pas bisedimeve dypalëshe të zhvilluara në dhjetor”.

Presidenti Donald Trump ka qenë një mbështetës i fortë i daljes së Britanisë nga BE-ja, duke e përshkruar veten gjatë fushatës elektorale, si “zoti Brexit” dhe duke kritikuar rëndë BE-në për suficitin tregtar me Amerikën.Ai ka përqafuar figurat anti-BE, si Nigel Farage, një ndër mbështetësit kryesorë të Brexit-it dhe ish-udhëheqës i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar. Me të u takua pas zgjedhjes President dhe përpara se të takohej me ndonjë nga udhëheqësit e BE-së, apo edhe me vetë kryeministren britanike, raporton Zëri i Amerikës.

Presidenti shkroi në Tëitter se ai mendon se zoti Farage duhet të emërohet ambasador i Britanisë në SHBA: “Shumë njerëz do të donin të shihnin @Nigel_Farage si ambasador të Britanisë në Shtetet e Bashkuara. Ai do të bënte punë të shkëlqyer”.

Si rezultat i mbylljes së pjesshme të qeverisë në Uashington, Departamenti i Shtetit nuk u është përgjigjur kërkesave të medias për komente lidhur ndryshimet protokollare.

Më parë, Shtetet e Bashkuara e trajtonin delegacionin e Bashkimit Evropian dhe ambasadorët e BE-së në të njëjtën mënyrë si trajtohej përfaqësia diplomatike e një vendi tjetër, thanë zyrtarët e BE-së. Por ndryshimi, që mendohet se u bë në tetor apo nëntor të vitit të kaluar, e ul statusin e përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në nivel të ngjashëm me një organizatë ndërkombëtare. Ky është një status diplomatik shumë më i ulët dhe mund të ndikojë tek qasja që do të kenë në të ardhmen diplomatët e BE-së tek zyrtarët e administratës.

“Kemi mësuar se kohët e fundit ka pasur ndryshime në mënyrën se si zbatohet lista e rëndësisë diplomatike nga Protokolli i Shteteve të Bashkuara”, tha Kocijançiç në një deklaratë. “Po diskutojmë me shërbimet përkatëse në administratë lidhur me ndikimin e mundshëm që do të ketë kjo masë për delegacionin e BE-së në Uashington. Nuk ishim informuar për ndryshimin. Shpresojmë që praktika diplomatike që u vendos disa vite më parë, të respektohet”.

Ndryshimi i statusit u njoftua fillimisht nga Deutsche Ëelle. “Nuk e dimë saktësisht se kur e bënë, sepse harruan të na informonin, se kështu u erdhi për shtat”, tha një zyrtar në komentet për Deutsche Ëelle. “Është e qartë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje protokollare, duket qartë se ka një motiv politik këtu”, tha zyrtari.

Diplomatë të tjerë të BE-së në Uashington, të kontaktuar nga Zëri i Amerikës kanë shprehur të njëjtën pikëpamje. Një diplomat i lartë evropian po ashtu shprehu bindjen se ndryshimi mund të jetë motivuar nga dëshira për të anuluar një vendim të marrë nga administrata Obama, e cila e ngriti statusin e delegacionit të BE-së në 2016.

“Nëse vendimi nuk u mor si ofezë, atëherë është i pashpjegueshëm momenti kur u mor ky vendim”, tha ai. “Zakonisht ndryshimet protokollare bëhen në muajt e parë të një administrate, jo pas dy vjetësh”, tha diplomati. “Por edhe nëse nuk e morën këtë masë për të treguar përçmim për delegacionin, gjithsesi duhet ta kenë pasur të qartë se do të interpretohej si e tillë. Kjo masë përputhet me qëndrimin anti-BE që kemi konstatuar nga administrata Trump, e cila nuk i do organizatat shumëkombëshe”.

Në një fjalim që mbajti në dhjetor në Bruksel, ndërsa ulja e nivelit të përfaqësimit ishte duke u diskutuar mes zyrtarëve amerikanë dhe të Bashkimit Evropian, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, tha se politika e Donald Trumpit “Amerika e para” po ripërcaktonte sistemin e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, duke njohur rëndësinë shteteve sovrane kundrejt institucioneve shumëpalëshe. Ai kritikoi “burokratët” për besimin që kishin patur se grupimet janë “qëllim në vetvete” dhe hodhi dyshime tek përkushtimi i BE-së ndaj qytetarëve të vet. Këto komente të zotit Pompeo u kundërshtuan me forcë nga Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së.

 

Disa politikanë të rëndësishëm evropianë reaguan të zhgënjyer ndaj lajmit të ditës së martë. “Kjo është një politikë që i ngjan një telenovele: Shtetet e Bashkuara e kanë ulur nivelin e misionit të BE-së në Uashington, një lëvizje e pamenduar mirë nga Trump”, shkroi në Tëeeter Carl Bildt i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe ish kryeministër i Suedisë.

Por ky lajm i gëzoi euroskeptikët, sidomos përkrahësit e BREXI-it, që nuk vonuan të shkruanin tëeete me frymë ngadhënjyese.Komisionerja e Tregtisë e BE-së, Cecilia Malmstrom, të martën u nis për në Uashington, për bisedime me homologun e saj amerikan Robert Lighthizer. Tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Brukselit janë ngritur, që nga koha kur Presidenti Trump vendosi tarifa ndaj importeve evropiane të aluminit dhe çelikut. Presidenti amerikan ka kërcënuar gjithashtu se do të vendosë tarifa edhe ndaj makinave evropiane, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Gent Ibrahimi: Krenar që kam punuar për Soros, Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirët

Gent Ibrahimi: Krenar që kam punuar për Soros, Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In