• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eviton pyetjet për deklaratat nacionaliste të kryebashkiakëve grekë në Himarë, Meta: Nuk kam asnjë koment

by Java News
16/08/2023 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot edhe për çështjen Beleri. Në një konferencë për mediat, Meta u pyet për protestën në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku morën pjesë dhe zyrtarë grekë.

Meta tha se Beleri është i burgosur politik i kryeministrit dhe e cilësoi rast tipik të drejtësisë me regji dhe që tregoi sipas tij, funksionimin e shtetit si një juntë.

“Nuk kam asnjë koment për protestën sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Por kam një qëndrim shumë të qartë për rastin Beleri, i cili është i burgosur politik i kryeministrit aktual. Provat nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë. Qëllimi i arrestimit ka qenë një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës dhe së dyti dhe qëndrimi që u mbajt ndaj tij është demonstrim i mosekzistencës së shtetit ligjor. Kjo bëhet në mënyrë që atij t’i pamundësohet betimi pas fitores që ai realizoi edhe si i ndaluar nga policia”, tha Meta.

Sipas tij, qëllimi kryesor ka qenë i qartë, që të vazhdojë tjetërsimi i pronave i banorëve të bashkisë së Himarës që kishte qenë premtim i z. Beleri.

“Por çështja e pronave është në të gjithë Shqipërinë, por në rastin konkret dukej qartë se Beleri do të ishte një pengesë ndaj këtyre operacioneve të paligjshme. Me këtë veprim kryeministri aktual jo vetëm ka treguar në mënyrën më arrogante se ka kapur shtetit, ka treguar se është armik i zgjedhjeve të lira dhe shtetit të së drejtës dhe iu ka bërë një shërbim nacionalistëve ekstremistëve grekë, për t’i dhënë ngjyra skandalit në fjalë. Të gjithë e dinë që dëshmitarët kanë qenë të fabrikuar nga policia dhe bashkëpunimi polici-prokurori ka sjellë këtë situatë paradoksale.
E drejtë do ishte që të gjithë shqiptarët të protestojnë për këto probleme që kanë ndodhur në të gjithë Shqipërinë, nga Shkodra, në Sarandë e Ksamil. Shqipëria është një vend europian dhe nëse nuk do ishte e lejuar, do ishin marrë masa”, tha Meta sa i përket pranisë së zyrtarëve grekë në protestë, mes tyre dhe kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakoyannis.

“Asnjëherë nuk kam qenë partizan i ndërhyrjeve në zgjedhjet e të tjerëve, qoftë në Greqi, Itali, Amerikë e kudo tjetër nga politikanë shqiptarë. Natyrisht që nuk më pëlqen kur politikanë të huaj ndërhyjnë në zgjedhje në vendin tonë. Nuk mund të përdorim dy standarde, kur para zgjedhjeve kryetari i bashkisë së Athinës i uron kryetarit të bashkisë së Tiranës fitore dhe kur në këtë rast po bëka një veprimtari armiqësore. Fredi Beleri është i burgosur politik, e kam thënë që ditën e parë. Është bërë gjithçka me direktivë të Edi Ramës. Është rast tipik i drejtësisë me regji dhe i funksionimit të shtetit si një juntë. Prokurori e gjykata që noterizojnë veprimet e paligjshme të prokurorisë dhe policisë. Kishte një qëllim, që ai të mos fitonte dhe tani të mos bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës”, deklaroi Meta./f.s

Next Post
“Po flemë 4 veta në një shtrat”, skandal me ekipin e basketbollit të Bosnjes

"Po flemë 4 veta në një shtrat”, skandal me ekipin e basketbollit të Bosnjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In