• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evitohet kriza/ Kuvendi i Malit të Zi nuk shpërndahet, propozimi i Gjukanoviçit hiqet nga rendi i ditës

by Java News
30/09/2022 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Malit të Zi nuk ka pranuar të fusë në rend të ditës propozimin e presidentit të vendit për shpërndarjen e parlamentit. Nga 80 deputetë të pranishëm votuan kundër nismës së Gjykanovic, 41 prej tyre.

Pas seancës presidenti deklaroi se Kuvendi nuk i përmbushi përgjegjësitë e tij kushtetuese.

“Afati 320 ditor u shpenzua për shkak të lojërave politike të partive nga shumica parlamentare në vitin 2020. Unë kam paraqitur një iniciativë për shkurtimin e mandatit në Kuvend pasi i kemi shterur mundësitë kushtetuese. Kështu janë deputetet nuk i përmbushën përgjegjësitë kushtetuese.”

Vendi po përballet me një krizë të rëndë politike. Kjo pasi presidenti i malit të zi, Milo Gjukanoviç nuk pranoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjës URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.

Gjukanovic kembenguli se Lekiç nuk kishte siguruar mbështetjen e duhur dhe zgjedhja e tij do të ishte në kundërshtim me kushtetutën. Mirëpo ky vendim nuk u mirëprit nga partitë mazhoranca e vjetër.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi akuzuan Gjukanoviçin për pengim të krijimit të qeverisë së re dhe shkelje të Kushtetutës.

Si kundërpërgjigje, partitë kanë paralajmëruar se do t’i kërkojë kryetares së kuvendit shkarkimin nga detyra të presidentit, edhe pse zyrtarisht mandati i tij mbaron në maj të vitit të ardhshëm. Kreu i shtetit malazez ka paralajmëruar se nëse nuk do të shpërndahej parlamenti atëherë vendi do të përballej me sfida shumë të mëdha./m.j
Next Post
Zjarrvënia e qëllimshme në Turqi, Erdogan paralajmëron: Po shqyrtojmë rikthimin e dënimit me vdekje

"Qenie e zgjuar dhe dinake"/ Erdogan padit politikanin gjerman pasi e quajti 'mi kanalesh'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com