• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

by El Be
19/03/2026 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të Flamur Nokës se ajo ka themeluar një parti tjetër. Në një shkrim në rrjetet sociale, ku e quan “idiot” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, ajo i thotë se nuk ka qenë thjesht kontributore në parti. Kokalari është shprehur më herët se ajo është themeluese e ‘Rithemelimit’ të PD.

Ajo i bën thirrje Nokës të jetë i kujdesshëm me shpifjet e tij në media, teksa nga ana tjetër thotë se ekspozimi i tij e i Berishës, që i quan “monstra”, po e ndihmon në ambicien që ka shprehur për tu futur në garën për kreun e ri të PD-së.

“Flamur Noka pse gënjen dhe thua publikisht që Evi Kokalari ka themeluar parti tjetër dhe konservatore? Ty s’do të të lë të marrësh frymë kështu që ky është paralajmërim! Me mashtrime dhe shpifje nuk e fitoni dot këtë luftë… dhe ajo që paskam qenë thjesht “kontributore” nuk ia shet dot publikut shqiptar, sepse mediat “kontributin” tim e kanë mbuluar çdo ditë dhe çdo minutë, pra faktet janë shkruar tashmë.

Postin e nënkryetarit e kam refuzuar, sepse këtë nuk e bëj për karrige, por është një mision për të larguar injorantë si ty dhe për të shpëtuar PD-në. Tani, nëse je aq idiot (që të gjithë thonë që je) dhe nuk kupton ndryshimin mes një lëvizjeje dhe një partie, shko pyet Xhozin, që e keni futur në parlament pa asnjë votë dhe që partia e saj akoma ekziston aktive në gjykatë.  Nëse nuk arrin të publikosh dokumentet e gjykatës për krijimin e partisë time, (i gjen kollaj këto online), por qoftë edhe të lëvizjes, të lutem llogarit mirë shpifjet që thua nëpër media, sepse, siç thashë, për asnjë nga ju s’kam mëshirë në këtë pikë.

Dhe, meqë ra fjala, as lëvizja nuk është regjistruar në gjykatë, pra ishte një lëvizje që nuk e shtyva, pasi kuptova dhe ekspozova që Berishës dhe Metës u hyri realisht frika kur u distancova nga ju dhe financuan lëvizjen e Llapajt. Evi Kokalari s’ka hapur kurrë parti tjetër dhe e vetmja arsye pse nuk u anëtarësova në PD — dhe Berisha e di mirë këtë, sepse e kemi diskutuar gjatë dhe unë jam konsultuar me avokatë në SHBA — ishte sepse nuk doja probleme me DOJ dhe FARA-n, që mund ta konsideronin lobim pjesëmarrjen time në PD, pra për një parti të huaj, duke pasur parasysh që isha shumë e lidhur me elementë të ndryshëm të Partisë Republikane, duke përfshirë këtu edhe kongresmenë dhe senatorë të asaj periudhe. Hi syve nuk na hidhni dot, por vazhdoni ekspozoni çfarë monstrash jeni. Kjo më ndihmon shumë në këtë garë!!!”, shkruan Kokalari.

Next Post
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In