• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evi Kokalari: Berisha e ka shkatërruar edhe më shumë PD, të rinjtë duhet të mundin atë dhe Bashën

by Java News
20/06/2023 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari ka folur në lidhje me situatën e fundit brenda kampit të djathtë, ku duket se edhe linja zyrtare e PD-së është e përçarë përsa i përket datës për zgjedhjen e kryetarit me 29 korrik.

Kokalari në intervistën e saj për “Tirana Live” është shprehur se është për të ardhur keq sesi Berisha në vend që ta ringrinte PD-në në zgjedhjet e 14 majit e fundosi më shumë me koalicionin që bëri me Metën.

“Duket qartë se Gazmend Bardhi ka marrë më shumë forcë pas heshtjes së Bashës këtë vitin e fundit dhe mund të jetë puna e Bardhit kjo përçarje por nuk më duket në një interes të madh se çfarë do të bëhet me PD-në në lidhje me situatën ku ndodhet opozita është një situatë që të vjen keq.  PD është shkatërruar e kemi parë gjatë dy viteve të fundit, kishte një shpresë se Berisha do e ringrinte, por me koalicionin me Metën e ka shkatërruar më shumë. Bëri një konferencë me disa element brenda PD-së.

Partia politike është një logo dhe një vulë dhe unë kam dy vite kohë që të vendos, në vendin tonë ka 150 parti dhe unë dua që të bëj një gjë ndryshe, është një lëvizje Konservatore që njerëzit duhet që ta dinë ato, fokusi im do të jetë tek demokratët, por shqiptarët nuk e kuptojnë këtë pasi çdo gjë e lidhin me emrin dhe vulën.

Për mua kryesore në një parti politike është kandidati, dhe unë bësoj se një gjë e tillë do e dominojë opozitën. Ka njerëz që më shkruajnë, pra janë anëtarë të PD dhe derën e kam të hapur për personat që nuk kanë qenë në kryesi dhe kryetare. Fokusi im është elektorati gri jo anëtar te një partie politike”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e zhgënjyer nga Berisha për faktin që në vend që të bashkonte PD dhe të bënte një marrëveshje me Alibeaj zgjidhi që të bënte pazare me Metën.

“Unë e kam lënë veten që të përdorem dhe në dispozicion I kam vënë atë. Jam zhgënjyer pasi Berisha kishte mundësi që të shkonte në zgjedhjet e 14 majit nën logon e PD me një marrëveshje me Alibeaj, por ai zgjidhi pazarin dhe shkoi me Metën. Në këtë moment mund të kishim një kthesë, ky ka qenë edhe zhgënjimi im total ndaj mendova për diçka ndryshe”, është shprehur ajo.

Gjithashtu Kokalari deklaron se nëse duam që të shikojmë një Parti Demokratike të bashkuar është e rëndësishme që të mos tërhiqet Berisha, por duhet që duhet të rinjtë ta mundin atë dhe njëkohësisht edhe Lulzim Bashën.

“Për mendimin tim Basha është akoma kryetar se pse dorëheqja nuk ishte faktike. Meqë ai ka qenë i ikur Bardhi është ndjerë më i fuqizuar dhe besoj se kanë probleme të brendshme. Basha do të vijë dhe është momenti i duhur pas 14 majit, por realiteti është që nuk ka më mbështetje, dhe nuk besoj se ardhja e tij është zgjidhje për një opozitë të fortë nuk e di çfarë mendon Berisha, Ilir Meta është fuqizuar më shumë sesa para mandatit të presidentit, pastaj vjen edhe lëvizja ime, që në 2025 do të dominojë.

Berisha nuk duhet ta japë dorëheqjen, nëse ne nuk mundim Bashën, Berishën dhe Metën ne nuk kemi një opozitë që të fitojë. Nuk mund tit hush dikujt ik ti që ta marr unë, nuk besoj se nuk duhet që të ikë dhe Basha. Do të më vinte shumë çudi nëse do të bashkohej Basha me Berishën dy PD, po se nëse dalin të dy nga loja është më e mira”, ka thënë Kokalari.

Gjithashtu Kokalari ka theksuar se në momentin që brenda opozitës vijon debate për kryetar, Rama nga ana tjetër forcohet sa më shumë.

/f.stafa

Next Post
Gjykata e Apelit refuzon lirimin e Fredi Belerit, del nga burgu Pandeli Kokaveshi

KQZ i dha sot mandatin, GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për zbutje të masës së sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In