• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evi Kokalari akuza ndaj Berishës: Vrasja e gjyqtarit Kalaja bie direkt mbi ty dhe ligjin 7501. Djali yt po ndërton..

by Os De
08/10/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve. 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve. 

Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997. 

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ka lobuar me 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet, por kjo nuk ka ndodhur. 

E në lidhje me këtë, aktivistja Kokalari i drejtohet Berishës duke i thënë: “Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse”? 

Postimi i Evi Kokalarit: 

Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën.

Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.

Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh. Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut?

Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin.

45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.

Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam:

Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?

Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht.

Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot.

Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!!

Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je.

Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.

Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qenë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.

Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 milionë dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë.

Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë.

Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfarë turpi! 

Next Post
“Pse i zhvendosa nëndetëset bërthamore pranë Rusisë”/’Zbërthehet’ Trump: Ja fjala e rrezikshme që s’duhej përdorur

Deklarata shkakton polemika/ Trump kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s dhe guvernatorit të Illinois (EMRAT/FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

A rrëzohet Rama me dhunë?

December 20, 2025
Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

December 20, 2025
Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

December 20, 2025
760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Lapaj mesazh Ramës: Për çdo nismë kundër meje, je në konflikt me familjen time

December 20, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

December 20, 2025
Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In