• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deklarata shkakton polemika/ Trump kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s dhe guvernatorit të Illinois (EMRAT/FOTOT)

by Os De
08/10/2025 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika me një deklaratë të pazakontë në platformën X, ku ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s, Brandon Johnson dhe guvernatorit të Illinois-it, JB Pritzker. 

“Kryetari i bashkisë së Chicago-s duhet të jetë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve të ICE. Edhe guvernatori Pritzker”, ka shkruar Trump, pa paraqitur asnjë provë konkrete që mbështet akuzat e tij. 

Brandon Johnson 

Deklarata vjen në një kohë tensioni të shtuar mes administratës federale dhe autoriteteve lokale, pasi presidenti ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Chicago-s, me qëllim, sipas tij, luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët. 

Vendimi është zbatuar pavarësisht kundërshtimeve të forta nga autoritetet lokale dhe shtetërore. 

Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, e ka cilësuar këtë veprim si një “marshim autoritar”, duke deklaruar se shteti do të përdorë çdo mekanizëm ligjor për të ndaluar atë që ai e quan një “rrëmbim pushteti” nga administrata federale. 

JB Pritzker 

Nga ana tjetër, Trump ka mbrojtur vendimin, duke e quajtur Chicago-n një “zonë lufte” pas protestave të fundit kundër zyrtarëve të imigracionit në qytetin e tretë më të madh të SHBA-së. 

Trupat e Gardës Kombëtare janë vendosur edhe në qytete të tjera si Los Angeles dhe Washington, në kuadër të fushatës së re të administratës për zbrazjen e qyteteve nga emigrantët e paligjshëm dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë publike. 

 

 

Next Post
Ndryshime në drejtimin e Policisë Rrugore/ Largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson…(EMRI)

Ndryshime në drejtimin e Policisë Rrugore/ Largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson...(EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In