• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Everest, mbi 200 alpinistë të vdekur, orientim për të tjerët

by Java News
21/09/2015 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur, në përpjekje për t’u ngjitur në malin Everest. Mali ofron mundësi të pafundme për të humbur jetën, nga rënia në humnerë tek asfiksia nga mungesa e oksigjenit. E megjithatë, alpinistët vazhdojnë të provojnë aftësitë e tyre – dhe fatin – në pushtimin e majës më të lartë në botë, pavarësisht rreziqeve të dukshme. Në fakt, kushtet ekstreme klimaterike i kanë ruajtur trupat e pajetë të paprekur për vite me rradhë, përgjatë rrugëës për në majë, aq sa shumë trupa shërbejnë edhe si gurë kilometrikë, për orientimin e alipinistëve të tjerë. Këtu po paraqesim disa prej tyre: Trupi i “çizmes së Gjelbër”, një alpinist indian që gjeti vdekjen në vitin 1996, dhe besohet se është shtetasi Tsevang Paljor, qëndron pranë një shpelle, nëpër të cilën çdo alpinist duhet të kalojë në rrugën e tij për të kapur majën. I ndjeri, shërben tashmë si një shenjues që alpinistët e përdorin, për të vlerësuar sesa pranë majës ndodhen. “Çizmja e Gjelbër” humbi jetën pasi u nda nga grupi i tij.

Ai kërkoi strehim në një guvë, por pa dobi. Ai u ul atje i ngjethur nga i ftohti, derisa vdiq. Në vitin 2006, alpinisti anglez Dejvid Sharp, iu “bashkua” “çizmes së Gjelbër” . Ai u ndal në shpellën famëkeqe për të pushuar. Trupi i tij ngriu në vend, duke e bërë të paaftë për të lëvizur, por gjithësesi ishte ende gjallë. Mbi 40 alpinistë kaluan pranë tij, teksa ai ndodhej i ngrirë për vdekje. Gjendja e tij mund të jetë anashkaluar, teksa kalimtarët supozuan se Sharp tashmë kishte humbur jetën sikurse “çizmja e Gjelbër”. Më në fund, disa alpinistë dëgjuan disa rënkime të zbehta, e kuptuan se ai ishte ende gjallë, dhe shumë vonë, u përpoqën t’i japin oksigjen dhe ndihmojnë të qëndrojë në këmbë.

Frensis Arsentiev, ishte gruaja e parë amerikane që në vitin 1998 mbërriti në kampin e fundit bazë në Everest, pa ndihmën e oksigjenit. Por, alpinistët nuk e njohin këtë si një ngjarje të suksesshme, përderisa ajo nuk zbriti kurrë nga mali. Pas një ngjitjeje pranë kampit, burri i saj alpinist, vuri re se ajo ishte zhdukur. Pavarësisht nga rreziqet, ai zgjodhi të kthehet prapa për të gjetur gjithësesi gruan e tij . Gjatë rrugës, ai takoi një ekip alpinistësh uzbekë, të cilët i thanë se ishin përpjekur ta ndihmonin Frensisin, por u detyruan ta braktisnin, kur oksigjeni që kishin me vete ishte pakësuar ndjeshëm.

Ditën tjetër, dy alpinistë të tjerë e gjetën Frensisin, e cila ishte ende gjallë, por në një gjendje shumë të sfilitur, për të qenë në gjendje të lëvizte. Sëpata që çan akullin e burrit të saj dhe litari ishin aty pranë, por ai nuk u pa gjëkundi. Frensisi vdiq ku e lanë dy alpinistët, dhe alpinistë të tjerë zbuluan vendodhjen e burrit të saj vitin e ardhshëm, kur gjetën trupin e tij në faqen e malit, ku ai ishte rrëzuar për vdekje./Bota.al/

Next Post

VIDEO / Drogë e pakorrur në Bilisht, banorët: I ruan policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In