• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evazioni fiskal/ Rebelohet Ronaldo për Messi-n!

by Java News
20/04/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ronaldo është në formë të shkëlqyer. Shënon gola prej 12 ndeshjesh të njëpasnjëshme me Real Madrid, 22 në total, dhe pret Bayern Munich me qetësinë e të fortëve. CR7 e bën gjithë këtë pavarësisht një problemi që po e bezdis prej kohësh: gjyqi për evazion fiskal. Dhe, sipas “El Mundo”, ky proces e ka bërë shumë nervoz 33 vjeçarin.

“El Mundo” ka publikuar një artikull me titull “Cristiano shpërthen për shkak të Messit”, ku zbulohet se Ronaldo është shprehur i pakënaqur ndaj gjykatëses që merret me çështjen dhe ka akuzuar drejtësinë spanjolle për njëanshmëri. Portugezi i është referuar trajtimit që i është bërë Messit në procesin e njëjtë për evazion fiskal, që është mbyllur me një dënim prej 22 muajsh dhe një seri gjobash, që e kanë detyruar argjentinasin t’i paguajë rreth 45 milionë euro shtetit spanjoll.

Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka akuzuar gjykatësen se po zhvillon një proces gjyqësor duke përdorur kritere “jo të arsyeshme, paragjykuese dhe të pakuptueshme” për faktin se ajo po i mohon avantazhet juridike që iu ofruan Messit dhe se e ka konsideruar “të kotë” kërkesën e avokatëve të CR7 për të krahasuar kontratat e sponsorizimit të dy futbollistëve, raporton Tele Sport. Sipas Cristianos dy rastet janë identikë, por nuk gjykohen në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë, gjykatësja ka shtuar në listën e të hetuarve edhe emrin e këshilltarit financiar të Ronaldos në Portugali, dhe duket se duket se Cristiano do të duhet të përballet me një gjyq tjetër: një ish-zëvendës president i Valencias, Migeul Zorico, ka denoncuar lojtarin e Realit dhe pronarin e Valencias, Peter Lim, duke ftuar hetuesit të analizojnë kontratën mbi menaxhimin e të drejtave të imazhit të nënshkruar mes dy palëve.

Ronaldo është shumë i zemëruar, sfida me Messin ka arritur fronte të reja, por çdo shqetësim zhduket kur ai është në fushën e lojës: portugezi është një makineri golash, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Bizneset e vogla në Vlorë kundër qeverisë, PD bashkohet

Bizneset e vogla në Vlorë kundër qeverisë, PD bashkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In