• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eurozona rrezikohet nga disbalancat e ekonomisë italiane

by Java News
28/02/2019 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri vendesh evropiane, dhe kryesisht Italia, raportojnë disbalanca të tepërta ekonomike të cilat po rrezikojnë qëndrueshmërinë e bllokut evropian.

Sipas komisionierit për ekonominë dhe financat e eurozonës, Roma duhet medoemos të marrë masa për uljen e borxhit publik nga niveli aktual prej 131 për qind dhe të nivelit të kredive të këqija në sistemin e saj bankar, përndryshe pasojat e recesionit që vendi po përjeton prej muajsh do të shtrihen përtej kufijve të vendit.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Italinë se disbalancat ekonomike në vend, siç janë borxhi i lartë, shpenzimet publike dhe niveli i kredive të këqija në banka, kërcënojnë qëndrueshmërinë e vendeve të tjera të eurozonës.

Në raportin dimëror për ekonomitë e Bashkimit Europian, Komisioni theksoi se një numër vendesh, mes të cilave Franca dhe Gjermania po ashtu po përjetojnë momente disbalancash në tregjet e tyre, por më serioz mbetet rasti i Italisë, e cila është edhe ekonomia e tretë më e madhe e bllokut.

Moscovici: Italia po përjeton një zhbalancim të tepruar. Borxhi i lartë qeveritar dhe dinamikat e ulëta të produktivitetit rrezikojnë të kenë pasoja përtej kufijve të vendit. Mesazhi ynë për Italinë mbetet ai i mëparshmi: të merren hapat për të përmirësuar cilësinë e financave publike, të rritet efektshmëria e administratës publike dhe e sistemit të drejtësisë, dhe të përsoset klima për biznes dhe sistemi i saj financiar.

Në Bruksel, “disbalancat e tepërta ekonomike” shihen si një sirenë alarmi për ekonomitë evropiane që janë më të prekura nga goditjet ekonomike dhe financiare.

Italia ka mbetur në shënjestrën e Komisionit Europian që prej fundvitit të kaluar, kur për herë të parë u hodhën poshtë planet e qeverisë së Romës për të përmbushur premtimet elektorale në kurriz të një deficiti dhe borxhi publik më të lartë.

Komisionieri evropian për çështjet e ekonomisë dhe financës në eurozonë tha të mërkurën se gjendja e disbalancave ekonomike në Itali mund të përmirësohet nëse qeveria italiane ndërmerr reformat e duhura.

Ndryshimet e thella fiskale apo reforma e pensioneve shihen si një urgjencë kombëtare për sa kohë vendi prej muajsh përballet me një recesion ekonomik.

Next Post
Trump rrëfen arsyet përse duan marrëveshjet me Kim Jong-un

Trump rrëfen arsyet përse duan marrëveshjet me Kim Jong-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In