• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eurovision 2023” nuk do mbahet në Ukrainë, bordi drejtues merr vendimin

by
17/06/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurovision 2023 me shumë gjasa nuk do zhvillohet në Ukrainë. Kënga fituese për këtë vit ishte e grupit nga Ukraina dhe sipas rregullit festivali pasardhës zhvillohet në vednin e këngës fituese.

Sipas “The Independent”, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka zbuluar se tani po fillon “diskutimet me BBC” që Mbretëria e Bashkuar të presë festivalin europian në emër të Ukrainës.

Në një nga “Eurovison”-et më konkurruese në vitet e fundit, Ukraina fitoi festivalin pasi mori mbështetje të madhe me votat e publikut, ndërsa Britania e përfaqësuar nga Sam Ryder u rendit në vendin e dytë.

Pasi përfaqësuesit e Ukrainës arritën që të rrëmbenin çmimin e madh, shumë nisën duke pyetur nëse vendi do të ishte në gjendje të organizonte ceremoninë e vitit të ardhshëm ndërsa pushtimi rus vazhdon ende.

Pas shumë pikëpyetjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në Facebook: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo për herë të fundit.”

Sidoqoftë, bordi drejtues i “Eurovision” ka vendosur se: “Me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar dhe prodhuar Eurovision Song Contest sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushen”.

EBU tha se fitorja e Ukrainës “do të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm” pavarësisht se ku do të organizohet ngjarja.

/e.d

Next Post
COVID në Shqipëri: Asnjë humbje jete, infektohen 115 qytetarë në 24 orët e fundit!

COVID në Shqipëri: Asnjë humbje jete, infektohen 115 qytetarë në 24 orët e fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com