• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Eurostat”: Inflacioni në 2.7%, Kosova kryeson me 7.8%, ndërsa në BE norma u vlerësua në 3.8%

by A. Q
16/10/2026 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson krahasimin e ndryshimit të çmimeve sipas metodologjisë europiane, u regjistrua në 2.7% në Shqipëri gjatë muajit shtator 2026.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në vendin tonë mbetet më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në shtator ishte 3.8%.

Në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet mes ekonomive me normat më të ulëta të inflacionit, duke lënë pas vende si Malta, Çekia, Hungaria, Danimarka, Zvicra dhe Suedia. Në nivel të njëjtë me Shqipërinë, prej 2.7%, u pozicionua Finlanda.

Ndërkohë, rritja më e fortë e çmimeve u regjistrua në Kosovë, me 7.8%, e ndjekur nga Rumania me 6.5% dhe Lituania me 6.1%.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një nivel më të ulët të inflacionit. Në Mal të Zi, çmimet u rritën me 5.5%, në Kroaci me 4.3%, në Serbi me 4.2% dhe në Maqedoninë e Veriut me 3.5%. Diferenca më e madhe vërehet me Kosovën, ku norma e inflacionit ishte 5.1 pikë përqindje më e lartë se në Shqipëri.

Pavarësisht nivelit më të ulët të inflacionit në raport me Europën, ushqimet vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shtrenjtimin e kostos së jetesës. Sipas INSTAT, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha kontributin më të madh në inflacionin vjetor, me 0.78 pikë përqindje, ndërsa çmimet e këtij grupi u rritën me 2.3%. Transporti kontribuoi me 0.59 pikë përqindje, i ndjekur nga argëtimi, sporti dhe kultura me 0.56 pikë përqindje.

Shtrenjtimin më të madh vjetor e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 8.7%, i ndjekur nga transporti me 7.1%. Ndërkohë, çmimet e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit u rritën me 2.6%, ndërsa ato të shërbimit arsimor me 3%.

Në raport me muajin gusht, çmimet e konsumit u rritën me 0.4%. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga shërbimi arsimor, ku çmimet u shtuan me 1.8%, si edhe nga argëtimi, sporti dhe kultura me 1.2% dhe ushqimet me 1.1%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe mujore u regjistrua te mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë, me 1.2%./ Scan Tv

 

Next Post
Protestuesit djegin koshat e mbeturinave dhe një kioskë te “9-katëshet”!

Protestuesit djegin koshat e mbeturinave dhe një kioskë te "9-katëshet"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com