• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europol: Sulmi kibernetik që goditi 150 vende të botës do përsëritet sërish

by Java News
14/05/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi kibernetik që goditi sistemet kompjuterike të shumë kompanive private dhe agjensive qeveritare në mbarë botën mendohet se është fashitur momentalisht. Megjithatë, Europol-i paralajmëroi se sulmi mund të ripërtërihet nesër, ndërsa deri tani përllogaritet se ka bllokuar kompjuterat e mbi 200 mijë personave në 150 vende të botës.

Sulmi kibernetik shpërndau një kod dëmtues në mbarë botën, duke goditur ndër të tjera edhe rrjetet kompjuterike të spitaleve, bankave dhe agjensive qeveritare. Tashmë mendohet se sulmi do të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha, nëse nuk do të ishte ndaluar rastësisht nga dy të rinj. Mësohet se një pjesë e madhe e këtij sulmi u shmang nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet një 22-vjeçari britanik, i specializuar për programimin kompjuterik, si dhe një inxhineri 20-vjeçar amerikan i specializuar për sigurinë kibernetike.

Qendra e qeverisë britanike për sigurinë kibernetike e përshëndeti publikisht 22-vjeçarin britanik, të njohur në internet vetëm nëpërmjet emërtimit MalwareTech, i cili pikasi rastësisht mekanizmin që ndërpreu shpërndarjen e mëtejshme të programit keqdashës. Mendohet se kjo ndërhyrje mund t’u ketë kursyer miliona dollarë kompanive private dhe atyre qeveritare, si dhe parandaloi përhapjen masive në SHBA dhe vende të tjera.

Megjithë këtë rastësi fatlume, deri në ato momente sulmi pati gjunjëzuar ndërkohë pjesën më të madhe të sistemeve spitalore britanike, si dhe sistemet kompjuterike të shumë kompanive private dhe agjensive shtetërore në vende si SHBA, Rusi, Ukrainë, Brazil, Spanjë, Indi, Kinë etj.

Drejtori i agjensisë policore të Bashkimit Evropian, Europol, tha se sulmi ishte i një niveli të paprecedent dhe se do të duhet të zhvillohet një hetim kompleks ndërkombëtar për të identifikuar autorët.

Programi keqdashës shfrytëzon një dobësi të programit të vjetër operativ Windows, dobësi e cila mendohet se ishte identifikuar nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së dhe përdorur në programe që u vodhën dhe u nxorën në internet./VOA

a.ç

Next Post
Manchester United nuk di të fitojë në Londër, mposhtet edhe nga Tottenham

Manchester United nuk di të fitojë në Londër, mposhtet edhe nga Tottenham

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com