• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europol operacion në disa shtete, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe 462 makina të sekuestruara

by Os De
19/11/2025 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë. 

Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime. 

Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të rrepta, ku u zbuluan në total 231 makina të vjedhura gjatë 11 ditëve aksion. 

‘Ky veprim specifik është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL. 

Sipas “Protothema”, u kryen kontrolle intensive të automjeteve dhe individëve si në kufijtë e jashtëm të vendit ashtu edhe brenda tij, konkretisht në Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki, Seres, si dhe në pikat e kalimit kufitar (Mertzani, Kristallopigi, Kakavia) me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura të falsifikuara. 

Gjatë aksionit operativ në Evropë, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe me shasi të falsifikuar (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë. 

Aksioni i përbashkët operativ është kryer nga 20 tetori, deri më 31 tetor 2025./TAR 

 

Next Post
“Mora në qafë shumë vajza”, Jonida Maliqi kërkon falje publike për gabimin e moshës

“Mora në qafë shumë vajza”, Jonida Maliqi kërkon falje publike për gabimin e moshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In