• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EUROPOL operacion masiv në Ballkan, sekuestrohen dhjetra armë zjarri, eksplozivë e drogë

by A R
07/02/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar, “Ditët e Përbashkëta të veprimit, JAD 2017”, kundër  trafikut të armëve të zjarrit në të cilin mori pjesë edhe policia shqiptare.
Nga data 27 deri më 29 Janar 2017, autoritetet ligjzbatuese nga 19 shtete së bashku me Frontex dhe Europol, u bashkuan në një operacion për të gjurmuar trafikun e armëve të zjarrit.
Gjatë një operacioni të përbashkët 3 ditor të koordinuar nga Qendra Operative e Europolit në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Qendra Operative e Europolit, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve pjesëmarrëse, lidhur me kontrollet në pikat kufitare të personave dhe automjeteve si edhe të konfiskimeve e hetimeve të kryera. Afërsisht nga vendet pjesmarrëse janë kontrolluar 246 000 subjekte, duke përfshirë 219 000 persona dhe 14 800 automjete.
Si rezultat i këtyre veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 municione, 4 granata dore dhe rreth 500 gr. eksploziv plastik.
Gjithashtu në katër shtete është konfiskuar drogë e një sasie prej 505 kg e llojit marijuanë dhe 53 MDMA (substancë psikotropike), si edhe është parandaluar kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, duhan i pa përpunuar dhe një automjet i vjedhur.
Në total, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe janë ndaluar të hyjnë në pikat e kalimit kufitar 127 persona. Institucionet ligjzbatuese kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine, 12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumentave.
Gjatë ditëve të veprimit, është shkëmbyer një sasi e konsiderueshme e informacionit në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyshëm ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, Frontex-it dhe Europolit. Ekspertët e Europolit kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura.
Oficerët e vendosur në pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga Frontex. Ky veprim ishte pjesë e operacionit “Ditët e Përbashkëta të Veprimit – të Ballkanit Perëndimor”, të planifikuara nën kuadrin e “EMPACT” për armët e zjarrit.
Në operacion morën pjesë: Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF – Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve)./a.m.

Next Post
“Shqipëria pa armë”, Tahiri ka një apel edhe për këngëtarët: Modeli i gangsterit me armë nuk është i duhuri për fëmijët

“Shqipëria pa armë”, Tahiri ka një apel edhe për këngëtarët: Modeli i gangsterit me armë nuk është i duhuri për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In