• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europol konstaton: Xhihadistët evropianë rekrutojnë kryesisht të rinj

by Java News
16/06/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhihadistët që përpiqen të kryejnë sulme terroriste në Evropë po përpiqen të rekrutojnë të rinj dhe shumë prej tyre janë gra si kurrë më parë, njoftoi agjensia kryesore evropiane e zbatimit të ligjit “Europol” në një raport të ri të lëshuar të enjten.

Vitin e kaluar në Evropë, policia arrestoi 718 terroristë të dyshuar xhihadistë, një rritje me dyfish krahasuar me 395 të arrestuar në vitin 2014.

Sipas raportit nga të arrestuarit pothuajse një e treta ishin nën moshën 25 vjeçare dhe rreth një e katërta e tyre ishin gra.

Xhihadistët e kthyer nga fushat e betejës në Siri dhe Irak përbëjnë një tjetër kërcënim të madh për Bashkimin Evropian. Autoritetet i druhen përdorimit sësisht të eksplozivëve me dronë që kanë ndodhur më parë në Evropë.

Me qëllimin për të luftuar kërcënimin në rritje të dhunës xhihadiste në Europë, udhëheqësit e BE-së thonë se ndarja e informacionit ndërkufitar do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në vitet në vijim.

“Lufta kundër terrorizmit do të mbetet në krye të prioriteteve tona të përbashkëta politike në vazhdim jo vetëm në Evropë, por në nivel botëror”, tha komisioneri i BE-së për emigracionin Dimitris Avramopulos.

“Për sigurinë e qytetarëve tanë dhe për kohezionin e shoqërive tona, duhet të rrisim shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin tonë ndërkufitar në të gjitha nivelet”, tha ai.

Në raportin e “Europol-it” thuhet se grupet xhihadiste janë bërë më të sofistikuara në përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur mesazhet e tyre dhe për të rekrutuar ndjekës. Shteti Islamik ka ulur frekuencën e prodhimit të videove ndërsa përpiqet të ruajë kontrollin mbi kalifatin e vetëshpallur në Siri dhe Irak.

Sipas raportit, më pak xhihadistë po udhëtojnë për të luftuar në Siri, pasi IS-isi ka humbur kontrollin e territoreve që zotëronte dikur, gjë që mund të duket si një zhvillim pozitiv, por që gjithashtu paraqet një kërcënim në rritje prej xhihadistëve që kthehen në Evropë dhe ata që nuk lejoheshin në Siri.

“Numri i të kthyerve pritet të rritet, nëse IS-isi, ashtu siç dhe duket, mund të mposhtet ushtarakisht ose të shkatërrohet. Një numër në rritje i të kthyerve ka të ngjarë të forcojnë lëvizjet xhihadiste të brendëshme dhe si rrjedhojë të rrisë kërcënimin që ata paraqesin për Bashkimin Evropian”, thuhet në raport, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

Vettingu, nesër në Kuvend seanca e jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com