• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Europol: Edhe kosovarët, trafikantë me migrantët. U përfituan 6 miliardë €!

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bandat e trafikimit me njerëz kanë përfituar rreth 6 miliardë euro vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e kësaj shume ka ardhur nga trafikimi i migrantëve për në Evropë, ka thënë agjencia policore e BE-së Europol në një raport të lëshuar të hënën. Raporti, duke e cilësuar trafikimin me njerëz si një prej “tregjeve kriminale me rritjen më të shpejtë në Evropë”, thotë: “Ky qarkullim (prej 6 miliardë eurove) pritet të dyfishohet apo trefishohet nëse shkalla e krizës aktuale me migrantë rritet vitin e ardhshëm”. Europol dhe forcat policore në vendet në Evropë dhe jashtë saj kanë identifikuar më shumë se 12 mijë të dyshuar aktivë në banda të përfshira në trafikimin me migrantë që nga viti 2015. Bandat, pjesëtarë të së cilave vijnë nga vende si Kosova, Bullgaria, Egjipti, Hungaria dhe Iraku, janë të përfshira në një shkallë të gjerë të aktiviteteve kriminale përfshi falsifikimin e dokumenteve dhe ryshfetin zyrtar, thotë raporti. Të ashtuquajturat “pika të nxehta” ku aktivitetet e bandave janë të përqendruara përfshijnë qytete përgjatë shtigjeve ballkanike nga Lindja e Mesme, siç janë Stambolli, Izmiri, Athina dhe Budapesti por edhe çerdhe të mëdha kontinentale si Berlini, Calais, Zeebrugge dhe Frankfurti. Por Europoli thotë se ka pak dëshmi se “të dyshuarit terroristë” kanë shfrytëzuar rrjetet e trafikimit për të hyrë në kontinent në një shkallë të konsiderueshme. “Shumë më pak se 0.01 për qind e të dyshuarve terroristë kanë pasur lidhje me migrantët”, ka thënë drejtori i Europolit, Rob Ëainëright, gjatë një konference për media. Rreth një milion migrantë kanë arritur në Evropë vitin e kaluar, shumica prej të cilëve kanë ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, ka thënë agjencia në raportin e lëshuar sot tani që është duke themeluar një qendër të re për të koordinuar luftën e gjerë evropiane kundër trafikantëve.

Qendra Evropiane për Trafikim të Migrantëve, që do të vendoset në Hagë, do t’ju ndihmojnë forcave policore brenda dhe jashtë Evropës që të shpërndajnë informacione dhe të ndihmojnë me zbarkimin e shpejtë të forcave emergjente policore në rast të hapjes së shtigjeve të reja të migrantëve.

Next Post

Pasuritë marramendëse të kandidatëve presidencial, kryeson Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In