• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europianizmi, si justifikim i zotit Basha

by Artur Ajazi
23/06/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari Partisë Demokratike zoti Basha, ka mbajtur një fjalim “programativ” seancën e të enjtes në Parlament, nga ku ka folur gjërë e gjatë për “qeverinë e kapur nga korrupsioni dhe krimi dhe europianizmin politik dhe parlamentar”. Mes zhurmave, tam-tameve, mes thirrjeve nga grupi demokrat, mes sharjeve dhe romuzeve nga të tijët, zoti Basha ka mbajtur fjalimin e të enjtes, duke akuzuar qeverinë dhe zotin Rama për “mungesë transparence, për mungesë qeverisje, për mungesë bashkëpunimi institucional me opozitën, për qeverisje të korruptuar, dhe për shkatërrim të jetës parlamentare”, dhe të gjitha këto nën zhurmën, sharjet dhe rrëmujën e shkaktuar nga deputetët e tij kurajozë. Zoti Basha foli gjatë për “nevojën e moderimit dhe europianizmit të politikës shqiptare” duke akuzuar si shkaktare kryesore, në rast të moshapjes së negociatave me BE, pikërisht atë “qeverinë Rama”.

Pra paçka se PD, Lulzim Basha, dhe gardistët e tij ligjvënës, kanë mbi 6 muaj që nuk lejojnë zhvillimin normal të punimeve në Parlament, paçka se Luzim Basha dhe grupimi tij parlamentar (që vetëm opozitën nuk bëjnë) nuk lejojnë dhe pushtojnë foltoren deri në fund të senancës duke shkelur rregulloren dhe etikën europianiste të parlamentarizmit, u dashka të besojmë se “shkaktare e një përgjigje negative nga Brukseli na qenkësh vetëm qeveria”.

E kush do ta besonte këtë, e kush e beson kryetarin e PD, ku mjafton të kujtojë gjithçka ka bërë kjo opozitë në 6 muaj e gjysëm për të nxirë gjithçka, dhe për të penguar me lloj-lloj mënyrash e skenarësh jo vetëm normalitetin e jetës parlamentare, por edhe shanset e vendit për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave me BE javën e ardhshme. Leksionet e zotit Basha për “normalitet në punimet e Kuvendit, për normalitet në qeverisjen e vendit, për europianizmin e politikës shqiptare”, mbeten refreni i një kryetari partie opozitare, që pasi ka dështuar me ringritjen e partisë tij, që pasi ka dështuar me ribashkimin e partisë tij, që ka pasi ka dështuar me zgjedhjet e lira brënda partisë tij, që pasi ka dështuar me zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, tashmë kthehet dhe merret me lojëra fjalësh, me leksione boshe se si të “europianizohet politika shqiptare dhe jeta parlamentare”.

Një kryetar partie, i një partie të madhe (të paktën deri në 2013) e cila ka marrë dhe ka lëshuar disa herë pushtetin në 28 vitet e fundit, i një parti e cila pretendon të marrë sërish pushtetin, arrin të merret me thashethemnaja të servirura nga debatikasit e listës së tij, që në rastin më të mirë janë thjesht barcaleta tavolinash. Partia Demokratike, ka sot më shumë se kurrë nevojën e ringritjes saj nga themelet e së shkuarës, për të flakur tej apatinë dhe përgjumjen politike. Në mungesë të një ekipi profesionistësh në politikë, sot Partia Demokratike ka mungesë totale të satrukturave të saj drejtuese, ç’ka do të thotë se reformimi politik dhe europianizmi i saj, janë nocione pothuajse të pamundura për tu realizuar.

Lulzim Basha, duhet që më së pari të merret në mënyrë urgjente me punët e mangëta të partisë tij, (në rast se mundet) ti japë asaj partie fytyrën e një force politike të djathtë dhe europiane, të adaptojë format dhe mënyrat e duhura për ta kuptuar europianizmin jo vetëm si ndihmesë për integrimin në BE, por ta kuptojë atë edhe si doktrinë me baza të fuqishme teorike dhe praktike.

Shqipëria nuk ka më kohë të humbë me leksione politikanësh, ky vend nuk ka më kohë për të humbur me dëgjesa dhe bllokime foltoresh nga parti apo individë partish. Shqipëria duhet të kapë urgjentisht trenin e Brukselit, dhe kjo nuk mund të arrihet duke ndjekur pas parti të rrënuara politikisht, pasi ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin mbi fatet e tyre, vetëm përmes votës dhe jo dhunës ndaj institucioneve kushtetuese. Leksionet mbi “europianizmin politik dhe parlamentar” i vlejnë atyre që nuk njohin shtetin dhe institucionet ligjore, i vlejnë atyre që merren me akt-akuza të fabrikuara dhe që duan anarshinë, dhe që me fjalë dhe veprime konkrete pengojnë rrugëtimin e vendit drejt progresit, dhe familjes së madhe Europiane.

Next Post
Russia 2018/ Belgjika kërkon sot kualifikimin, Tunizia paraqitet me disa ndryshime

Russia 2018/ Belgjika kërkon sot kualifikimin, Tunizia paraqitet me disa ndryshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In