Italia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Ishte Demiral i cili realizoi autogol në minutën e 53-të të ndeshjes. Italia pati disa mundësi edhe në pjesën e parë, por pa arritur të realizojë.
Sakaq, 66′ gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali.
Turqi-Itali 0-2
Shënues: Demiral (aut.) 53′, Immobile 66′
Turqia:
Çakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici (Under 46′); Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
Italia:
Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini
Gjyqtarë: Danny Makkelie, Hessel Steegstra, Jan de Vries (Holandë), Stephanie Frappart (Francë)
/b.h